{"id":6931,"date":"2021-03-27T16:28:48","date_gmt":"2021-03-27T15:28:48","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=6931"},"modified":"2021-03-27T16:28:53","modified_gmt":"2021-03-27T15:28:53","slug":"basha-me-mesuesit-e-arsimit-parauniversitar-nuk-do-te-ndeshkoheni-prej-qendrimeve-te-kunderta-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=6931","title":{"rendered":"Basha me m\u00ebsuesit e arsimit parauniversitar: Nuk do t\u00eb nd\u00ebshkoheni prej q\u00ebndrimeve t\u00eb kund\u00ebrta politike"},"content":{"rendered":"\n<p>Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar m\u00ebsues t\u00eb arsimit parauniversitar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr problemet e shqet\u00ebsimet e tyre, apo p\u00ebr angazhimet q\u00eb ai premton n\u00ebp\u00ebrmjet programit elektoral.<\/p>\n\n\n\n<p>Basha thot\u00eb se tashm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ndryshimi \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e madhe, pasi n\u00ebp\u00ebr shkolla sidomos n\u00eb koh\u00eb pandemie po punohet n\u00ebn nj\u00eb trysni t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij m\u00ebsuesit nuk po punojn\u00eb lirisht prej drejtuesve, teksa vet\u00eb thot\u00eb se 25 prilli do t\u00eb jet\u00eb ndryshimi i madh.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje Basha thot\u00eb se m\u00ebsuesit nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohen n\u00ebse kan\u00eb qasje t\u00eb kund\u00ebrta politike me t\u00eb si kryeminist\u00ebr apo qeverin\u00eb e PD.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NJOFTIMI P\u00cbR TAKIMIN E KRYETARIT T\u00cb PD, LULZIM BASHA, ME M\u00cbSUES T\u00cb ARSIMIT PARAUNIVERSITAR N\u00cb NJ\u00cbSIN\u00cb 11 N\u00cb TIRAN\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me m\u00ebsues t\u00eb arsimit parauniversitar n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 11 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u shpreh\u00ebn se sot m\u00ebsuesit e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb trysnis\u00eb s\u00eb drejtuesve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u0451 gjith\u0451 flasim p\u0451r ndryshim, ndryshim por v\u00ebrtet k\u00ebtij, k\u00ebsaj koha i ka ardhur nevoja e madhe, th\u00ebrret, ul\u0451ret p\u0451r ndryshim n\u0451 t\u0451 v\u00ebrtet. P\u0451r faktin se po punohet me nj\u0451 trysni n\u0451p\u0451r shkolla q\u0451 nuk \u0451sht\u0451 punuar ndonj\u00ebher\u00eb m\u0451 p\u00ebrpara. Gjat\u00eb gjith\u0451 koh\u00ebs gjen presion e drejtuesve, si e si t\u0451 kapen p\u0451r gj\u00ebra t\u0451 vogla dhe jo p\u0451r gj\u00ebrat profesionale. Pra gjithmon\u00eb e m\u0451 shum\u00eb gjen v\u00ebshtir\u00ebsi q\u0451 t\u0451 punosh lirisht, t\u0451 ushtrosh profesionin t\u00ebnd lirisht.\u201d- u shpreh m\u00ebsuesja Eralda Bejleri.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr q\u00eb ngrit\u00ebn m\u00ebsuesit, ishte edhe situata e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb po kalojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. Ata shprehen se jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb mbulojn\u00eb edhe koleg\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb infektuar me COVID, duke mbajtur nga 2-3 klasa, nd\u00ebrsa m\u00ebsuesit q\u00eb paguhen si z\u00ebvend\u00ebsues nuk vijn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb do t\u00eb citoj di\u00e7ka q\u00eb ndoshta do jet\u00eb gozhd\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr ministren sot edhe p\u00ebr qeverin\u00eb sot por q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e madhe dhe nj\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e hidhur. Ne po kalojm\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb prej nj\u00eb viti, gati nj\u00eb vit e pak dit m\u00eb shum\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb ne po e vuajm\u00eb situat\u00ebn e COVID-it apo jo dhe zonja ministre thot\u00eb q\u00eb jan\u00eb rreth dy mij\u00eb m\u00ebsues q\u00eb paguhen. M\u00eb falni q\u00eb un\u00eb po e them k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, dy mij\u00eb m\u00ebsues q\u00eb po paguhen p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar m\u00ebsuesit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me COVID. N\u00eb nj\u00eb vit e pak n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb dhe besoj n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat e Tiran\u00ebs, nuk di t\u00eb ket\u00eb me aq sa jemi ne n\u00eb dijeni, t\u00eb ket\u00eb m\u00ebsues q\u00eb shkojn\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb m\u00ebsuesit e s\u00ebmur\u00eb, por k\u00ebta m\u00ebsues prej dy ose kat\u00ebr jav\u00ebsh z\u00ebvend\u00ebsohen nga ne vet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbajm\u00eb nga dy, tre klasa.\u201d- tha nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebsues gjat\u00eb bised\u00ebs me kryetarin Basha.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse gjithsecili prej nesh do t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb kapitull se cilat jan\u00eb problemet n\u00eb arsim, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pafundme. Pagat, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre, i th\u00ebn\u00eb dhe i st\u00ebrth\u00ebn\u00eb, akoma m\u00eb tep\u00ebr bibliotekat, akoma m\u00eb tep\u00ebr kurikula, akoma m\u00eb tep\u00ebr kualifikimi i m\u00ebsuesve, pra alterteksti. Pra, \u00e7do gj\u00eb tek ne ka problemet e veta.\u201d \u2013u shpreh nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebsues.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari Basha teksa d\u00ebgjoi shqet\u00ebsimet e m\u00ebsuesve, theksoi se nj\u00eb nga misionet kryesore t\u00eb normalizimit t\u00eb politik\u00ebs shqiptare pas 25 prillit, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta largoj\u00eb frik\u00ebn si nj\u00eb instrument sundimi edhe tek arsimtar\u00ebt. Sipas tij, asnj\u00eb nga m\u00ebsuesit q\u00eb kan\u00eb mendimet e kund\u00ebrta me qeverin\u00eb e ardhshme, nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohen. M\u00eb tej ai shprehu zotimin se me zbatimin e programit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr arsimin q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb rroga m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr m\u00ebsuesit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr ta.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cS\u00eb pari n\u00eb motivimin e m\u00ebsuesve q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kryesisht kushtet e pun\u00ebs dhe pagat dhe k\u00ebtu kemi par\u00eb q\u00eb k\u00ebto 8 vite rritja e pagave t\u00eb m\u00ebsuesve ka qen\u00eb nj\u00eb shaka e p\u00ebrs\u00ebritur por e b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb realitet.&nbsp; Erdhi tani sezoni zgjedhor dhe m\u00eb n\u00eb fund u kujtuan p\u00ebr nj\u00eb rritje modeste t\u00eb nivelit baz\u00eb n\u00eb janar q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht&nbsp; pamjaftueshme p\u00ebr 8 vite sakrifice, pune, rritje t\u00eb kostos s\u00eb jet\u00ebs, rritje t\u00eb \u00e7mimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb ka munguar \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr m\u00ebsuesit. Pra ajo q\u00eb&nbsp; doja t\u00eb thoja q\u00eb kushtet e pun\u00ebs dhe pagat jan\u00eb kryesorja. Kushtet e pun\u00ebs mos t\u00eb flasim p\u00ebr politizimin e skajsh\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arsimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, arsimit parauniversitar, por edhe arsimit universitar. Nj\u00eb nga misionet kryesore t\u00eb normalizimit t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta largoj\u00eb frik\u00ebn si nj\u00eb instrument sundimi. Njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb thon\u00eb mendimet e tyre dhe kjo \u00ebsht\u00eb A-ja e demokracis\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb formimi im, kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa juaj, kjo \u00ebsht\u00eb minimumi q\u00eb meriton Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt! Ndaj, 25 Prilli do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ndryshimi i thell\u00eb, edhe n\u00eb raport me qasjen e politik\u00ebs, edhe n\u00eb raport t\u00eb qasjes ndaj politik\u00ebs, edhe n\u00eb raport t\u00eb qasjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb shprehur mendimet e tyre arsimtar\u00ebt nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohen n\u00ebse kan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta politike me qeverin\u00eb e ardhshme, me kryeministrin e ardhsh\u00ebm. Nuk do t\u00eb vler\u00ebsohen thjesht\u00eb mbi pik\u00ebpamjet e tyre politike, do t\u00eb vler\u00ebsohen vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e profesionalizmit dhe performanc\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb borxhi q\u00eb kemi ndaj f\u00ebmij\u00ebve, ky \u00ebsht\u00eb borxhi q\u00eb kemi ndaj Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb nes\u00ebrme e cila \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb duart e prind\u00ebrve dhe m\u00ebsuesve, m\u00ebsuesve dhe prind\u00ebrve. Dhe detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i ndihmojm\u00eb t\u00eb dy, prind\u00ebrit p\u00ebrmes ekonomis\u00eb, zhvillimit ekonomik, pun\u00ebsimit dhe rritjes s\u00eb pagave dhe m\u00ebsuesit po k\u00ebshtu p\u00ebrmes kushteve dinjitoze t\u00eb pun\u00ebs, rritjes s\u00eb pagave dhe modernizimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb i mundsh\u00ebm se kurr\u00eb dhe me nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme se kurr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb avancimeve teknologjike. Ndaj keni zotimin tim q\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00ebndrime q\u00eb jan\u00eb shprehur n\u00eb programin ton\u00eb p\u00ebr arsimin, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb plan pune q\u00eb do t\u00eb nis\u00eb zbatimin prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb, prej dit\u00ebs ton\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb qeveri. Dhe ju e dini se keni prova nga e kaluara q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u2019jua dyfishojm\u00eb rrogat e m\u00ebsuesve ia kemi dal\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb realitet. Dhe sot po ju them se t\u00eb gjitha k\u00ebto zotime do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb realitet jo thjesht dhe vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn tuaj, p\u00ebr sakrific\u00ebn tuaj, rolin tuaj t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb formimin e t\u00eb rinjve, f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb brezit t\u00eb ri, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb&nbsp; e ardhmja e s\u00eb cil\u00ebs varet&nbsp; let\u00eb themi gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb nga prind\u00ebrimi dhe arsimimi. Pra nga prindi i par\u00eb biologjik dhe prindi i dyt\u00eb jo biologjik&nbsp; q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuesit tan\u00eb. Ju fal\u00ebnderoj dhe nj\u00ebher\u00eb nga zemra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.\u201d u shpreh Basha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar m\u00ebsues t\u00eb arsimit parauniversitar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr problemet e shqet\u00ebsimet e tyre, apo p\u00ebr angazhimet q\u00eb ai premton n\u00ebp\u00ebrmjet programit elektoral. Basha thot\u00eb se tashm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ndryshimi \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e madhe, pasi n\u00ebp\u00ebr shkolla sidomos n\u00eb koh\u00eb pandemie po punohet n\u00ebn nj\u00eb trysni &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6932,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/CC1A00E8-A2DB-4FF4-AE02-5081B623290F.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6931"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6933,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6931\/revisions\/6933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}