{"id":8922,"date":"2021-06-10T17:05:31","date_gmt":"2021-06-10T16:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=8922"},"modified":"2021-06-10T17:05:37","modified_gmt":"2021-06-10T16:05:37","slug":"lulzim-basha-rama-eshte-terbuar-nga-ankthi-i-humbjes-i-kemi-fituar-zgjedhjet-jo-vec-si-numer-votash-por-edhe-moralisht-kemi-lindur-per-te-cliruar-shqiperine-nga-sundimtaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=8922","title":{"rendered":"Lulzim Basha: Rama \u00ebsht\u00eb t\u00ebrbuar nga ankthi i humbjes, i kemi fituar zgjedhjet jo ve\u00e7 si num\u00ebr votash por edhe moralisht. Kemi lindur p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Shqip\u00ebrin\u00eb nga sundimtar\u00ebt"},"content":{"rendered":"\n<p>Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr gar\u00ebn e brendshme n\u00eb selin\u00eb blu ku kandidon si kryetar p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur po kryetar.<\/p>\n\n\n\n<p>Para demokrat\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve 7,10,12 dhe 14 Basha k\u00ebrkoi vot\u00ebn e tyre m\u00eb 13 qershor p\u00ebr t\u2019i besuar s\u00ebrish drejtimin e partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Basha e cil\u00ebsoi si masak\u00ebr zgjedhore 25 prillin, duke shtuar se kush e mohon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dor\u00ebzim pa kushte para padrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dega 7 dhe 10<\/p>\n\n\n\n<p>Faleminderit zoti kryetar i deg\u00ebs 7, zoti kryetar i deg\u00ebs 10, t\u00eb nderuar zonja dhe zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, demokrat\u00eb e demokrate, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb deg\u00ebs 7 dhe 10, t\u00eb strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Gruas, t\u00eb Forumit Rinor, t\u00eb dashur miq, dua n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr gjithsecilin prej jush dhe p\u00ebr mij\u00ebra demokrat\u00eb anemban\u00eb Tiran\u00ebs dhe n\u00eb deg\u00ebn 7 dhe n\u00eb deg\u00ebn 10, q\u00eb p\u00ebrball\u00eb makineris\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar t\u00eb manipulimit dhe grabitjes zgjedhore t\u00eb 30 viteve, p\u00ebrball eg\u00ebrsis\u00eb s\u00eb pushtetit q\u00eb u derdh si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr duke i trajtuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik, demokrat\u00ebt si armiq nj\u00ebsoj si n\u00eb 1944-45.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball\u00eb sofistikimit t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, t\u00eb intimidimit, t\u00eb patronazhit si sistemi i sigurimit t\u00eb shtetit, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjith\u00eb padrejt\u00ebsive me t\u00eb cilat jemi p\u00ebballur n\u00eb nivel institucional, politik dhe ju vet\u00eb n\u00eb nive personal nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb, p\u00ebrball anormalitetit, \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sakrific\u00ebs pesonale me t\u00eb cil\u00ebn keni paguar aktivizmin tuaj politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb dhe n\u00eb betejat q\u00eb i paraprin\u00eb asaj, prap\u00eb se prap\u00eb, vota e qytetar\u00ebve tregon vet se ndon\u00ebse n\u00eb kushtet t\u00eb barabarta nj\u00ebsoj si n\u00eb 91 pa asnj\u00eb pushtet, p\u00ebrball nj\u00eb pushteti i cili kombinonte eg\u00ebrsin\u00eb, barbarin\u00eb e 91-shit me urrejtjen dhe makinerin\u00eb e dhun\u00ebs s\u00eb 2001-shit dhe bandat kriminale si faktor i pandash\u00ebm i pushtetit ilegjitim t\u00eb Edi Rams\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite, nuk ja dol\u00ebn as t\u2019i ulnit kokat, as t\u2019ju b\u00ebnit t\u00eb dor\u00ebzoheshit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjala mir\u00ebnjohje nuk mjafton ndaj jush si kapiten\u00ebt e k\u00ebsaj beteje dhe ndaj \u00e7do demokrati e \u00e7do demokrate t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Miqt\u00eb e mi, ne e dinim q\u00eb beteja do t\u00eb ishte e pabarabart\u00eb, e ndaj mor\u00ebm t\u00eb gjitha masat q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeshim me bashkimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mundsh\u00ebm popullor. Q\u00eb nga koalicioni m\u00eb i gj\u00ebr\u00eb politik, tek lidhjet me grupet e interesit q\u00eb morr\u00ebn format e kontratave programore, treguan se me vet\u00ebdijen q\u00eb po p\u00ebrballeshim me nj\u00eb kund\u00ebrshtar i cili kishte shkelur \u00e7do rregull t\u00eb shkruar dhe nuk kishte nd\u00ebrmend as t\u2019i zbatonte ato, ne do t\u2019i p\u00ebrgjigjeshim me mobilizimin m\u00eb t\u00eb madh popullor. Sa m\u00eb shum\u00eb rritej mobilizimi popullor, sa m\u00eb i madh b\u00ebhej bashkimi yn\u00eb, aq m\u00eb i t\u00ebrbuar ishte kund\u00ebrshtari nga ankthi i humbjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Sakrifica juaj \u00ebsht\u00eb ky\u00e7i i faktit q\u00eb p\u00ebrpos k\u00ebsaj masakre zgjedhore, Partia Demokratike nuk doli m\u00eb e vog\u00ebl, m\u00eb e dob\u00ebt, por doli m\u00eb e madhe, m\u00eb e fort\u00eb dhe tanim\u00eb m\u00eb e vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund misionin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision vetsh\u00ebrbyes. Ne nuk kemi lindur si nj\u00eb parti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin si kund\u00ebrshtari yn\u00eb me \u00e7do kusht e me \u00e7do \u00e7mim, e duke shkelur mbi trupat dhe gjakun e shqiptar\u00ebve. Ne kemi lindur p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, p\u00ebr ta \u00e7liruar Shqip\u00ebrin\u00eb nga ky lloj sundimi q\u00eb lindi p\u00ebrmes terrorit, q\u00eb lart\u00ebsoi krimin dhe edhe pas r\u00ebnies se komunizmit vazhdon t\u00eb punoj me teorin\u00eb e krimit t\u00eb dobish\u00ebm, pra, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit t\u2019i mund t\u00eb bashk\u00ebpunosh edhe me kriminelin edhe me t\u00eb korruptuarin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne kemi lindur si nje forc\u00eb politike q\u00eb pushtetin e sheh si nj\u00eb instrument ndryshimi p\u00ebr njer\u00ebzit. Fillimisht p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar komunizmin e p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb demokracin\u00eb e m\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha arritjet e m\u00ebdha q\u00eb jo m\u00eb kot, jo rast\u00ebsisht mbajn\u00eb vul\u00ebn ton\u00eb dhe jo rast\u00ebsisht kund\u00ebrshtari yn\u00eb politik ndon\u00ebse sot ka administruar n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb gjat\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb sesa ne dhe nuk ka nj\u00eb arritje t\u00eb vetme.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga futja n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs tek futja n\u00eb NATO, q\u00eb nga heqja e vizve dhe marrja de facto e statusit t\u00eb vendit kandidat, q\u00eb nga zhvillimi i infrastruktur\u00ebs, investimet e huaja. Dyfishimi i pensioneve, rrogat e m\u00ebsuesve dhe p\u00ebr kategorit\u00eb e tjera, zhvillimi ekonomik, t\u00eb gjitha mbajne vul\u00ebn e k\u00ebsaj familje politike. Vlerat tona, bashkimi q\u00eb dim\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjane mosmarr\u00ebveshjet dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb normale n\u00eb gjirin e \u00e7do familje politike kur vjen fjala p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me kund\u00ebrshtarin, kur vjen fjala p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur besimi n\u00eb politik ka r\u00ebn\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs, edhe n\u00eb vendet me demokraci t\u00eb konsoliduar. N\u00eb nj koh\u00eb kur Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me nj\u00eb regjim q\u00eb kontrollon t\u00eb gjitha pushtetet edhe median, prap\u00eb se prap\u00eb Partia Demokratike q\u00ebndroi dhe u rrit, dhe u b\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe de fakto realizoi nj\u00eb shumic\u00eb qytetar\u00ebsh p\u00ebr ndryshim t\u00eb tjet\u00ebrsuar p\u00ebrmes instrumentave parapolitik\u00eb, ekstra politik\u00eb, kriminal, korruptiv\u00eb dhe antiligjor.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar 3 dekada dhe kemi qen\u00eb p\u00ebrpara sprovave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, dhe nuk jemi b\u00ebr\u00eb me t\u00eb vegj\u00ebl dhe m\u00eb irelevant, por vazhdojm\u00eb t\u00eb mbetemi shpresa e shqip\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr demokraci dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i vet\u00ebm p\u00ebr regjimin autoritar q\u00eb de facto ka asgj\u00ebsuar mekanizmin demokratik n\u00eb dat\u00ebn 25 Prill.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb merita juaj, kjo \u00ebsht\u00eb merita e demokrat\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb merit\u00eb e cila nuk vjen thjesht dhe vet\u00ebm nga vlerat me t\u00eb cilat kemi lindur se me t\u00eb tilla vlera lind\u00ebn dhe partit\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>As thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm prej pushtetit moral p\u00ebr t\u00eb sheshuar mosmarr\u00ebveshjet para fushatave, as thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm prej programit, ndon\u00ebse e di, q\u00eb ky program \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet e fushat\u00ebs s\u00eb pashembullt q\u00eb ngreu shpirtrat e njer\u00ebzve, rindezi shpres\u00ebn q\u00eb mendonim q\u00eb ishte venitur apo kishte vdekur dhe mobilizoi masivisht qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua kryesorja ka qen\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt edhe k\u00ebsaj radhe besuan nj\u00ebsoj si n\u00eb 91, nj\u00ebsoj si n\u00eb 92 q\u00eb beteja nuk po zhvillohej p\u00ebr mua, p\u00ebr karrigen time, p\u00ebr ju, p\u00ebr karriget tuaja, por po zhvillohej p\u00ebr ta, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe prandaj shp\u00ebrfill\u00ebn masivisht makinerin\u00eb gjigande t\u00eb masakr\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>U larguan socialist\u00ebt edhe publikisht nga partia q\u00eb i kishte t\u00eb gjitha pushtetet dhe erdh\u00ebn te nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb kishte dhe ka vet\u00ebm nj\u00eb pushtet, pushtetin e zemrave, pushtetin moral, pushtetin e q\u00ebllimeve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb sekreti, kjo \u00ebsht\u00eb bindja ime. Ne erdh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr zgjedhore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb me shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb zemrave p\u00ebr ndryshim, sepse ata besuan q\u00eb ndryshimi p\u00ebr t\u00eb cilin po punonin nuk ishte ndryshimi p\u00ebr veten ton\u00eb por ndryshimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ndryshimit p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb merita kryesore e gjithsecilit prej jush, ky \u00ebsht\u00eb dhe shp\u00ebrblimi p\u00ebr sakrific\u00ebn dhe \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb sakrific\u00ebs me t\u00eb cilin keni paguar jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb por t\u00eb gjith\u00eb betejat q\u00eb kemi zhvilluar s\u00eb bashku.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebsoj si n\u00eb 91\u2019, 25 prilli jan\u00eb zgjedhje pa zgjidhje, nj\u00ebsoj si n\u00eb 91\u2019 jemi t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy bot\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb vullnetin e shumic\u00ebs. Shumica do ndryshim, e donte me 25 prill e do edhe m\u00eb shum\u00eb sot. Nj\u00ebsoj si n\u00eb 91\u2019, ndjesia e par\u00eb e 25 dhe 26 prillit ishte ajo e shokut, e tronditjes, e zhg\u00ebnjimit, e mosbesimit tek ajo q\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebsoj si n\u00eb 91 dhe si\u00e7 e kam par\u00eb edhe me sy jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt q\u00eb i kam takuar nga jugu n\u00eb veri n\u00eb k\u00ebt\u00eb tur tani, por tek t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, k\u00ebtij shoku dhe k\u00ebtij dhe k\u00ebtij mosbesimi i ka l\u00ebn\u00eb vend n\u00eb fillim zem\u00ebrata dhe tani vendosm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb duart e nj\u00eb pakice, sepse me 25 prill miqt\u00eb e mi, ka r\u00ebn\u00eb mekanizmi themelor, n\u00eb fakt, mekanizmi i vet\u00ebm i demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Demokraci do t\u00eb thot\u00eb sundimi i shumic\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb barazi e vot\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb pavar\u00ebsisht n\u00ebse je m\u00eb i pasuri apo m\u00eb i varfri i k\u00ebtij vendi, t\u2019i ke nj\u00eb vot\u00eb dhe nj\u00eb pakic\u00eb politikan\u00ebsh t\u00eb korruptuar, bos\u00ebsh t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe krimit t\u00eb organizuar dhe oligark\u00ebsh n\u00eb 25 prill i jan\u00eb mbivendosur me dhun\u00eb shumic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse deri m\u00eb 25 Prill detyra jon\u00eb kryesore ishte t\u00eb sillnim ndryshimin, barra q\u00eb r\u00ebndonte n\u00eb supet tona ishte t\u00eb sillnim ndryshimin p\u00ebr shqiptar\u00ebt, 25 Prilli na ka rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb mbi supe nj\u00eb mision t\u00eb cilin e kryem dikur, q\u00eb dim\u00eb ta kryejm\u00eb, q\u00eb kemi forc\u00ebn ta kryejm\u00eb dhe q\u00eb kund\u00ebrshtari politik i cili mendoi q\u00eb do na gjunj\u00ebzonte m\u00eb 25 prill e di fare mir\u00eb q\u00eb do mund ta kryejm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Dhe ky \u00ebsht\u00eb misioni i kthimit t\u00eb legjitimitetit dhe demokracis\u00eb n\u00eb vend. Ky \u00ebsht\u00eb tani misioni i par\u00eb pa t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin me vot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb pergjigje p\u00ebr pyetjet qe shtroheshin m\u00eb 25 prill, asnj\u00eb zgjidhje nuk ka sjell\u00eb 25 prilli p\u00ebr asnj\u00eb kategori shoq\u00ebrore, edhe vet\u00eb pakica q\u00eb mban peng shumic\u00ebn esht\u00eb sot n\u00eb dilem\u00ebn e madhe t\u00eb administrimit t\u00eb krimit q\u00eb ka kryer.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj dy jan\u00eb p\u00ebrpjekjet kryesore p\u00ebr ta administruar k\u00ebt\u00eb situate politikisht nga kundershtari yn\u00eb. E para t\u00eb na b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj masakre duke na shtrir\u00eb dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit. Me doren tjeter ka filluar t\u00eb heq\u00eb nga puna edhe mesues, duke hequr buken e f\u00ebmij\u00ebve prind\u00ebrve, t\u00eb largoj\u00eb nga sistemi sh\u00ebndetsor, t\u00eb mbylle bizneset me gjobat, t\u00eb ushtroj terror me OSHE, madje t\u00eb shkoj\u00eb deri aty sa t\u00eb heq nga sektori privat aktiviste, an\u00ebtar\u00eb, mbeshtet\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Demokratike duke influencuar ata q\u00eb kan\u00eb kontrata me shtetin apo duke b\u00ebr\u00eb presion me organet tatimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari qe kemi sot p\u00ebrball\u00eb, armik i eg\u00ebr i demokracis\u00eb, armik i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve q\u00eb e trajtonin Partine Demokratike dhe demokrat\u00ebt jo si kundershtar\u00eb politik\u00eb, por si armiq.<\/p>\n\n\n\n<p>Qendrimet tona duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta, qendrimet tona duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pa ekuivoke. Dhe i pari q\u00eb e ka pergjegjesin\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetari i Partis\u00eb Demokratike, sot dhe pas 13 qershorit. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike sot e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb dhe i ka perdorur keto mikrofona dhe at\u00eb kamera \u00e7do dit\u00eb si\u00e7 e keni ndjekur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb njejtin mesazh: nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurr\u00eb si legjitim masakr\u00ebn zgjedhore t\u00eb 25 prillit sepse nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Nuk ka bashkepunim me autorin e k\u00ebsaj masakre sepse kjo do t\u00eb na b\u00ebnte bashk\u00ebfajtor\u00eb, pra, betej\u00eb deri n\u00eb fund dhe mobilizimin m\u00eb t\u00eb madh popullor p\u00ebr t\u00eb rikthyer demomracin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rikthyer legjitimitetin. Dhe n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj, jemi t\u00eb gatshem t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me k\u00ebdo q\u00eb i dhimbset demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe padiskutim na duhet t\u00eb bashkepunojm\u00eb edhe me aleat\u00ebt tan\u00eb, n\u00eb funsion t\u00eb sprapsjes s\u00eb masakres zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>Dega 14<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj miqt\u00eb e mi tani q\u00eb kan\u00eb kaluar shum\u00eb jav\u00eb nga 25 prilli dhe q\u00eb shokut tronditjes, pabesueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb dit\u00ebt e para nj\u00ebsoj si 31 marsi i 91-shit, si\u00e7 e mbajn\u00eb mend themeluesit dhe q\u00ebndrestar\u00ebt, po i le vendin, jo thjesht\u00eb arsyeja por edhe emocioni i zem\u00ebrimit t\u00eb njeriut t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani nuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb rrijm\u00eb me kokat ulur. Tani nuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb rrijm\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7. Tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb rrijm\u00eb prap me nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjithcka q\u00eb zemrat\u00ebn ton\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb dhe zem\u00ebrata e gjith\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebt q\u00eb votuan p\u00ebr ndryshimin dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb e donin ndryshimin me 25 prill dhe u ndaluan ta votonin at\u00eb. Dhe q\u00eb e duan edhe m\u00eb shum\u00eb tani q\u00eb e kan\u00eb kuptuar q\u00eb 25 prilli dhe masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgj\u00eb, por vet\u00ebm r\u00ebndoi problemet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky parashtrim q\u00eb b\u00ebj sot para jush ndodh n\u00eb kushte e nj\u00eb gare t\u00eb brendshme. Nj\u00eb gar\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat q\u00eb na diferencon nga kund\u00ebshtari politik. Q\u00eb tregon q\u00eb ne jemi nj\u00eb parti e konkurenc\u00ebs e debatit, e mendimit t\u00eb lire, e gar\u00ebs, dhe padiskutim 13 qershori do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. E diela do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jo thjesht\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe demokrat\u00ebt, por p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Bashkimin e demokrat\u00ebve q\u00eb ve\u00e7ova si t\u00eb parin faktor p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me agresionit e kund\u00ebrshtarit q\u00eb na trajton si armiq dhe q\u00eb e kam par\u00eb anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebt\u00eb bashkim jam i bindur se do e shohim edhe t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj dhe ftesa ime kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta konsiderojm\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb 13 qershor si nj\u00eb akt politik dhe si testin e par\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmin pas 25 prillit p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u00e7do shqiptari dhe kund\u00ebrshtari ton\u00eb se Partin\u00eb Demokratike pas 25 prillit e ka p\u00ebrball\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb t\u00eb vendosur, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr t\u2019i shkuar deri n\u00eb fund misionit p\u00ebr demokraci. Nga ana tjet\u00ebr debati i brendsh\u00ebm me gjith\u00eb t\u00eb mirat e veta ka edhe disa rreziqe. Pa paragjykuar lirin\u00eb e \u00e7dokujt q\u00eb ka vendosur t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, kam k\u00ebrkuar dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit q\u00eb ndon\u00ebse mund t\u00eb kemi mendime t\u00eb ndryshme mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje s\u2019mund t\u00eb kemi dy mendime.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb mohosh masakr\u00ebn e 25 prillit dhe t\u00eb njoh\u00ebsh zgjedhjet, do t\u00eb thot\u00eb dor\u00ebzim pa kushte para padrejt\u00ebsis\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb dor\u00ebzim para gjith\u00eb maskaralliqeve dhe harbut\u00ebris\u00eb dhe barbaris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur kund\u00ebr demokrat\u00ebve e n\u00eb fakt kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh posht\u00eb sakrificat e gjithsecilit prej jush dhe t\u00eb qindra e mij\u00ebra demokrat\u00ebve anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh posht\u00eb shantazhin, blerjen e vot\u00ebs q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar demokrat\u00ebt anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me q\u00ebllim tjet\u00ebrsimin e rezultatit.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb po k\u00ebshtu t\u00eb hedh\u00ebsh posht\u00eb k\u00ebshtu besimin jo vet\u00ebm t\u00eb demokrat\u00ebve por dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb b\u00ebsh diferenc\u00ebn dhe mund t\u00eb sjell\u00ebsh dhe mund t\u00eb sjell\u00ebsh ndryshimin me mjete t\u00eb ndershme.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb pra, t\u00eb pranosh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk mund t\u2019i ndryshosh gj\u00ebrat po mos t\u00eb jesh kriminel, i korruptuar ose shoku dhe sh\u00ebrb\u00ebtori ose shefi i tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk mund ta pranoj dhe e un\u00eb e di q\u00eb dhe ju nuk e pranoni dhe nuk duhet ta pranoni.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse me fushat\u00ebn ton\u00eb, me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb pashembullt, ne provuam t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Q\u00eb pa kriminel\u00eb n\u00eb krah, pa bler\u00eb nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb vetme, por vet\u00ebm duke ju provuar shqiptar\u00ebve motivet e v\u00ebrteta pse shkuam dhe k\u00ebrkuam vot\u00ebn permes programit, vizionit dhe ideve tona, shumica e shqiptar\u00ebve besuan q\u00eb edhe pse nuk kishim asnj\u00eb pushtet, ne, ju, Partia Demokratike ishte rruga, ishte forca q\u00eb duhej ndjekur e duhej votuar ne k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e besuan programin ton\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit besojn\u00eb tek vlerat tona, shumica e shqiptar\u00ebve besojn\u00eb tek vlerat tona.<\/p>\n\n\n\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e desh\u00ebn dhe e duan akoma ndryshimin p\u00ebrmes bashkimit ton\u00eb dhe jo p\u00ebrmes krimit, korrupsionit, shantazheve, dhun\u00ebs dhe propagand\u00ebs s\u00eb shfrenuar dhe perverse t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe regjimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj 13 qershori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, se nuk do t\u00eb percaktoj\u00eb thjesht\u00eb kryetarin e Partis\u00eb Demokratike, por aksionin ton\u00eb politik t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb faktikisht do t\u00eb vendoset n\u00ebse do t\u00eb ngrem\u00eb duart lart e do t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb grabis\u00eb vullnetin e shumic\u00ebs, t\u00eb shkel\u00eb dhe shkelmoj\u00eb sakrific\u00ebn tuaj dhe t\u00eb demokrat\u00ebve anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb triumfuar me vlera, me program, me ide mbi t\u00eb keqen, apo do t\u00eb vazhdojm\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn q\u00eb kemi betejen ton\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb do t\u00eb merret m\u00eb 13 qershor.<\/p>\n\n\n\n<p>Dega 12<\/p>\n\n\n\n<p>Ne mund t\u00eb kemi mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje por p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje s\u2019mund t\u00eb kemi dy mendime por vet\u00ebm nj\u00eb mendim, t\u00eb mohosh masakr\u00ebn e 25 Prillit do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i biesh me shkelm sakrific\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb, sakrific\u00ebs s\u00eb gjithsecilit prej jush, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mohosh shantazhin, dhun\u00ebn dhe mjetet e poshtra dhe harbute q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn jo vet\u00ebm mbi demokrat\u00ebt po mbi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh posht\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb dhe instrumentin q\u00eb shkat\u00ebrroi demokracin\u00eb m\u00eb 25 Prill. Do t\u00eb thot\u00eb po k\u00ebshtu t\u00eb hedh\u00ebsh posht\u00eb besimin e njer\u00ebzve se gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb me mjete t\u00eb ndershme, se q\u00eb t\u00eb fitosh zgjedhjet n\u00eb terren duhet t\u00eb jesh patjet\u00ebr o horr, o i korruptuar, o kriminel, o shoku i tyre. A mund ta pranojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb? Un\u00eb nuk e pranoj kurr\u00eb! A e pranoni ju k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>E pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim me fushat\u00ebn ton\u00eb t\u00eb pashembullt, ju jo vet\u00ebm ndez\u00ebt shpres\u00ebn n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve, por treguat se Partia Demokratike e b\u00ebn diferenc\u00ebn, e b\u00ebn ndryshimin, e b\u00ebn ndarjen midis vlerave dhe anti-vlerave.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe po, p\u00ebrgjigjja erdhi. Po, njer\u00ebzit e besuan programin ton\u00eb. Njer\u00ebzit besuan vlerat tona, besuan te ndryshimi q\u00eb po vinte p\u00ebr ta. E donin, e duan edhe m\u00eb shum\u00eb sot. E donin p\u00ebrmes programit, p\u00ebrmes vlerave, jo p\u00ebrmes krimit, jo p\u00ebrmes korrupsionit, jo p\u00ebrmes blerjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj 13 Qershori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, jo vet\u00ebm se do t\u00eb zgjidhet kryetari i Partis\u00eb Demokratike, por sepse do t\u00eb p\u00ebrcaktohet rruga dhe aksioni politik. Ndaj e kam th\u00ebn\u00eb prej fillimit, le ta shmangim t\u00eb vetmin rrezik dhe disavantazh q\u00eb ka kjo gar\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb disavantazhi i dor\u00ebzimit p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb 25 Prillin e konsiderojn\u00eb fitore t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe jo masak\u00ebr zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb thuash k\u00ebt\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ngresh duart p\u00ebrpjet\u00eb, t\u00eb thuash k\u00ebt\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk ke m\u00eb as besim dhe as fuqi p\u00ebr t\u00eb mbajtur mbi supe misionin q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 30 vjet na e ngarkon historia dhe na e ngarkojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00ebri prej jush nuk u detyrua t\u00eb vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, asnj\u00ebri prej jush nuk u detyrua t\u00eb vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, asnj\u00ebrin prej jush nuk e detyroj t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb ju propozoj, por un\u00eb propozim tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vazhdimit deri n\u00eb fund t\u00eb betej\u00ebs nuk kam dhe rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kthyer demokracin\u00eb n\u00eb vend p\u00ebrve\u00e7 betej\u00ebs deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebt\u00eb band\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsish nuk ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurisht ka dhe do t\u00eb ket\u00eb gjithnj\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb brendsh\u00ebm, por asnj\u00eb prej k\u00ebtyre p\u00ebrmir\u00ebsimeve q\u00eb e kemi ne n\u00eb dor\u00eb dhe duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb, nuk jan\u00eb as shkaku dhe as zgjidhja.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkaku \u00ebsht\u00eb masakra zgjedhore, zgjidhja \u00ebsht\u00eb q\u00ebndresa, vendosm\u00ebria, q\u00eb i kemi farktuar n\u00eb t\u00eb gjitha betejat q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku. \u00cbsht\u00eb fal\u00eb k\u00ebtyre betejave q\u00eb nga 25 prilli nuk dol\u00ebm m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt por dol\u00ebm m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, nuk dol\u00ebm m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl por dol\u00ebm m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe se kam fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr numrin e votave q\u00eb keni marr\u00eb, dhe se kam fjal\u00ebn p\u00ebr numrin e mandateve q\u00eb kemi n\u00eb parlament, por e kam mbi t\u00eb gjitha mbi forc\u00ebn morale q\u00eb ndan bardh e zi me kund\u00ebrsharin ton\u00eb politik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye zgjedhja dhe zgjidhja e 13 qershorit \u00ebsht\u00eb ose t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb pakica na e grabit demokracin\u00eb, vullnetin, na e p\u00ebrdhos sakrific\u00ebn e gjith\u00eb demorkat\u00ebve, na e mban peng sakrific\u00ebn e shqiptar\u00ebve ose t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebt e para sigurisht kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dit\u00eb shoku psikologjik, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dit\u00eb tronditje dhe un\u00eb e kam par\u00eb me syt\u00eb e mij k\u00ebto 3 jav\u00eb q\u00eb kam l\u00ebvizur nga jugu n\u00eb veri se jo vet\u00ebm tek demokrat\u00ebt por dhe tek shqiptar\u00ebt mpirja dhe mosbesimi i asaj q\u00eb kishte ndodhur dal\u00ebngadal\u00eb i la v\u00ebnd zem\u00ebrat\u00ebs dhe i la v\u00ebnd vendosm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar betej\u00ebn deri n\u00eb fund. Sepse pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, pavar\u00ebsisht masakr\u00ebs zgjedhore, regjimi \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ajo q\u00eb na ndan me gjith\u00eb manipulimet zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb as sa gjysma e flet\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn t\u00eb pavlefshme ose e barabart\u00eb me votat e dy \u201ctalenteve\u201d politike t\u00eb Ballkanit, dh\u00ebndrit dhe \u00e7unit t\u00eb Aqif Rakipit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, Edi Rama e di fare mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, e di mir\u00eb dhe se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb, e di se dhe veglat dhe manovrat q\u00eb ka p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ar\u00eb politikisht, mediatikisht, 25 prilli ja nxorri t\u00eb skarcuara. Le t\u00eb mos ja lejojm\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb gjirin ton\u00eb. Le mos t\u2019ia lejojm\u00eb luksin e nj\u00eb beteje midis nesh. Debat po, por mbi 25 prillin nuk mund t\u00eb ket\u00eb absolutisht asnj\u00eb pik\u00ebpyetje, por vet\u00ebm bashkim. Bashkim q\u00eb e shoh k\u00ebtu sot midish jush, bashkim q\u00eb e kam par\u00eb kudo n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb kam vizituar e ato q\u00eb do t\u00eb vizitoj\u00eb deri t\u00eb premten. Bashkim t\u00eb cilin ju ftoj ta shprehni masivisht me vot\u00eb dit\u00ebn e diel, m\u00eb 13 qershor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr gar\u00ebn e brendshme n\u00eb selin\u00eb blu ku kandidon si kryetar p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur po kryetar. Para demokrat\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve 7,10,12 dhe 14 Basha k\u00ebrkoi vot\u00ebn e tyre m\u00eb 13 qershor p\u00ebr t\u2019i besuar s\u00ebrish drejtimin e partis\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Basha e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8923,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/C3A93080-FC5B-46AC-9ED3-6CCB6C41AB1C.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8922"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8922"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8922\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8924,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8922\/revisions\/8924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}