{"id":9054,"date":"2021-06-15T18:00:59","date_gmt":"2021-06-15T17:00:59","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=9054"},"modified":"2021-06-15T18:01:07","modified_gmt":"2021-06-15T17:01:07","slug":"sezoni-turistik-ne-shqiperi-ministria-publikon-vendimin-ja-masat-qe-duhen-zbatuar-kunder-virusit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=9054","title":{"rendered":"Sezoni turistik n\u00eb Shqip\u00ebri\/ Ministria publikon vendimin: Ja masat q\u00eb duhen zbatuar kund\u00ebr virusit"},"content":{"rendered":"\n<p>Ministria e Turizmit ka njoftuar sot se \u00e7do sip\u00ebrmarrje turistike q\u00eb lejohet t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin rekomandohet t\u00eb adaptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb protokoll dhe t\u00eb afishoj\u00eb masat respektive n\u00eb vende qart\u00ebsisht t\u00eb dukshme dhe pran\u00eb korridoreve t\u00eb kalimit t\u00eb njer\u00ebzve, mb\u00ebshtetur me materiale t\u00eb ndryshme promovuese dhe informuese q\u00eb informojn\u00eb mbi masat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr parandalimin e infeksionit C OVID19.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>VENDIMI I PLOT\u00cb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Informimi i masave anti-Covid19 nga sip\u00ebrmarrjet e aktiviteteve turistike\u00c7do sip\u00ebrmarrje turistike q\u00eb lejohet t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin rekomandohet t\u00eb adaptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb protokoll dhe t\u00eb afishoj\u00eb masat respektive n\u00eb vende qart\u00ebsisht t\u00eb dukshme dhe pran\u00eb korridoreve t\u00eb kalimit t\u00eb njer\u00ebzve, mb\u00ebshtetur me materiale t\u00eb ndryshme promovuese dhe informuese q\u00eb informojn\u00eb mbi masat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr parandalimin e infeksionit Covid19.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb p\u00ebrdoren materiale promovuese t\u00eb mir\u00ebkoordinuara n\u00eb nivel komb\u00ebtar duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze dhe t\u00eb njehsuara me udh\u00ebzimet e nxjerra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga institucionet q\u00ebndrore t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Materialet promovuese, afishet dhe broshurat rekomandohet t\u00eb publikohen n\u00eb dy gjuh\u00eb, shqip dhe anglisht, ose edhe n\u00eb gjuh\u00ebn e vizitor\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrmarrjes turistike.<\/p>\n\n\n\n<p>Stafi menaxhues i sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb aktiviteteve turistike duhet ti promovoj\u00eb dhe rikujtoj\u00eb k\u00ebto masa stafeve t\u00eb brendshme mb\u00ebshtet\u00ebse si dhe vizitor\u00ebve, mbi baza periodike, n\u00eb form\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, madje edhe kur konsiderohet se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb trajnime dhe jan\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr parandalimin e infeksionit Covid19.<\/p>\n\n\n\n<p>Vleresimi i zbatimit te masave<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandohet q\u00eb administratori i sip\u00ebrmarrjes turistike ose nj\u00eb p\u00ebrson i p\u00ebrcaktuar prej tij, t\u00eb monitoroj\u00eb procesin dhe stafin, lidhur me respektimin e masave t\u00eb higjen\u00ebs dhe distanc\u00ebs fizike, q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr parandalimin e infeksionit Covid19.<\/p>\n\n\n\n<p>Trajtimi i Rasteve Simptomatike<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rast se nj\u00eb person i pranish\u00ebm brenda struktur\u00ebs akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma t\u00eb nj\u00eb infeksioni respirator (koll\u00eb e that\u00eb, dhimbje t\u00eb fytit, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje), ai duhet t\u00eb njoftoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb administratorin\/ ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menj\u00ebher\u00eb Urgjenc\u00ebn Komb\u00ebtare 127 dhe NJVKSH t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb vendore q\u00eb i p\u00ebrket sip\u00ebrmarrja turistike. Komunikimi duhet t\u00eb b\u00ebhet mund\u00ebsisht vet\u00ebm p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n\n\n\n<p>Masat higjeno sanitare gjat\u00eb procesit t\u00eb rregjistrimit dhe shoq\u00ebrimit t\u00eb vizitor\u00ebve<\/p>\n\n\n\n<p>Punonj\u00ebsit e recepsionit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00ebinformuar n\u00eb lidhje me masat anti-Covid19, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb kryejn\u00eb detyrat e tyre t\u00eb caktuara dhe t\u00eb parandalojn\u00eb p\u00ebrhapjen e mundshme t\u00eb infeksionit ne strukturen akomoduese.<\/p>\n\n\n\n<p>Recepsioni duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion numrat e telefonit t\u00eb autoriteteve sh\u00ebndet\u00ebsore, (Urgjenc\u00ebn Komb\u00ebtare dhe sherbimin epidemiologjik te NJVKSH p\u00ebrkatese) si dhe t\u00eb afishoj\u00eb masat anti-Covid19 n\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm dhe leht\u00ebsisht t\u00eb aksesuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Stafi i recepsionit duhet t\u00eb mbaj\u00eb past\u00ebr ambjentin e tyre t\u00eb pun\u00ebs dhe n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do nd\u00ebrrimi turni t\u00eb pastrojn\u00eb me kujdes tryez\u00ebn dhe pajisjet (p\u00ebr shembull: telefon, tastier\u00eb, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj). P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar performanc\u00ebn dhe efektivitetin e k\u00ebtij operacioni, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme t\u00eb hiqen t\u00eb gjitha sendet jo thelb\u00ebsore nga sip\u00ebrfaqja e pun\u00ebs. Ne recepsion duhet te kete solucion dezifektant me perberje alkoli 70-85%.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandohet q\u00eb stafi t\u00eb laj\u00eb duart shpesh dhe t\u2019i dezifektojn\u00eb me xhel me p\u00ebrb\u00ebrje alkooli 70-85%.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandohet q\u00eb nga sip\u00ebrmarrja turistike t\u00eb merren masa p\u00ebr t\u00eb shmangur mbledhjet e shum\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, si dhe p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar n\u00eb maksimum koh\u00ebn e pritjes p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rregjistrimit. Kur \u00ebsht\u00eb e mundur, t\u00eb p\u00ebrdoret sistem elektronik p\u00ebr regjistrimin. N\u00eb strukturat akomoduese duhet t\u00eb ruhet distancimi fizik deri n\u00eb 2 met\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Masa t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb pastrimit dhe l\u00ebvizjes<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandohet pastrim i p\u00ebrs\u00ebritur i ambjenteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Higjienizimi dhe larja e shpesht\u00eb e duarve konsiderohet e domosdoshme. Pasi t\u2019i keni lar\u00eb duart me sapun dhe uj\u00eb, ju duhet t\u2019i thani ato plot\u00ebsisht. Xheli me p\u00ebrb\u00ebrje alkoolike p\u00ebr higjien\u00ebn e duarve duhet t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, madje edhe kur mbahen doreza.<\/p>\n\n\n\n<p>Maska dhe dezinfektues sip\u00ebrfaq\u00ebsor, mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr vizitor\u00ebt kundrejt nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake mes sip\u00ebrmarrjes dhe pushuesve\/ vizitor\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Struktura akomoduese duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb holle, korridore dhe ambjente t\u00eb jashtme kosha t\u00eb pajisur me qese plastike p\u00ebr t\u00eb hedhur mbetjet e mjeteve mbrojtese higjenike.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandohet t\u00eb fillohet me ajrosjen natyrale t\u00eb dhom\u00ebs duke hapur dritaret n\u00ebse ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastrimi duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha sip\u00ebrfaqet si\u00e7 jan\u00eb tavolinat, krevatet, karriget, telefoni, telekomanda, dorezat e dyerve dhe panelet, si dhe \u00e7do pajisje tjet\u00ebr q\u00eb konsiderohet se mund t\u00eb jet\u00eb e prekur nga vizitori.<\/p>\n\n\n\n<p>Sip\u00ebrfaqet q\u00eb mund t\u00eb ndoten me sekrecione t\u00eb frym\u00ebmarrjes ose l\u00ebngje t\u00eb tjera t\u00eb trupit t\u00eb personit, psh tualeti, basenet e larjes s\u00eb duarve dhe banjot duhet t\u00eb pastrohen me solucion t\u00eb rregullt dezinfektues q\u00eb p\u00ebrmban 0.1% hipoklorit t\u00eb natriumit dhe te lihen pa u shplar\u00eb me uj\u00eb p\u00ebr 10 minuta. Sip\u00ebrfaqet duhen shp\u00eblar\u00eb me uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr pas 10 minutash kontakti me klorin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur p\u00ebrdorimi i klorit nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, p.sh. pajisje telefonike, telekomand\u00eb, doreza der\u00eb, butona n\u00eb ashensor, etj, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret alkooli 70%.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb e mundur, t\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm materiale pastrimi me nje p\u00ebrdorim.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb artikujt e p\u00ebrdorur me nj\u00eb p\u00ebrdorim (peshqir dore, doreza, maska,) duhet t\u00eb vendosen n\u00eb nj\u00eb en\u00eb me kapak dhe t\u00eb hidhen sipas menaxhimit t\u00eb mbeturinave t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse mini-bar \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm dhe aktiv n\u00eb dhom\u00eb, n\u00eb secilin ndryshim t\u00eb vizitorit rekomandohet t\u00eb pastrohen t\u00eb gjitha sip\u00ebrfaqet e mini-barit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike.<\/p>\n\n\n\n<p>Dyshemet\u00eb pastrohen dhe sanitarizohen me produkte t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshillohet t\u00eb shmangni pajisjen e dhomave ose dhomave t\u00eb tjera t\u00eb struktur\u00ebs me elemente arredimi q\u00eb nuk jan\u00eb objekte t\u00eb pastrimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Higjena e p\u00ebrgjithshme<\/p>\n\n\n\n<p>Dhomat duhet t\u00eb mir\u00ebmbahen me standard t\u00eb larta past\u00ebrtie cdo dite.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha sip\u00ebrfaqet duhet t\u00eb pastrohen t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7do dit\u00eb me pastrues dhe uj\u00eb ose dezinfektues.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonat me prekje t\u00eb shpesht\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb parmak\u00ebt, panelet e kontrollit t\u00eb ashensorit ose dorezat e dyerve duhet t\u00eb pastrohen disa here ne dite.<\/p>\n\n\n\n<p>Duart duhet t\u00eb lahen pas \u00e7do veprimtarie pastrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Tualetet rekomandohen t\u00eb lahen me uj\u00eb dhe dizinfektant. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajisura me sapun t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm, peshqir\u00eb letre ose thar\u00ebse duarsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Dezinfektoni mjedisin me dezinfektues te holluar sipas rekomandimeve dhe standardeve te percaktuara nga MSHMS. L\u00ebreni p\u00ebr 15-30 minuta para se ta shp\u00eblani me uj\u00eb dhe ta pastroni.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujdes i ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u2019i kushtohet zbatimit t\u00eb masave t\u00eb pastrimit dhe dezinfektimit n\u00eb t\u00eb gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina, etj.) si nj\u00eb mas\u00eb parandaluese e p\u00ebrgjithshme gjat\u00eb gjith\u00eb epidemis\u00eb COVID-19. V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u2019u kushtohet objekteve q\u00eb preken shpesh, si\u00e7 jan\u00eb tavolinat, karriget, en\u00ebt prej porcelani, mbajt\u00ebset e krip\u00ebs, piperit picetave, etj. t\u00eb k\u00ebtij lloji. K\u00ebto objekte duhet t\u00eb pastrohen dhe dezinfektohen p\u00ebrpara nisjes s\u00eb orarit t\u00eb vaktit t\u00eb ngrenies dhe \/ ose sa her\u00eb q\u00eb duket e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ventilimi<\/p>\n\n\n\n<p>I referohet procesit t\u00eb furnizimit dhe largimit t\u00eb ajrit n\u00eb ambjent, e cila mund t\u00eb arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Filtrat rekomandohet t\u00eb pastrohen rregullisht dhe t\u00eb zevend\u00ebsohen sipas manualeve teknike dhe udh\u00ebzimeve t\u00eb prodhuesit. DEzinfektoni t\u00eb gjitha sip\u00ebrfaqet q\u00eb konstatohen se kane rritje t\u00eb mykut si rezultat i lag\u00ebshtires s\u00eb tep\u00ebrt. Pastroni dhe dezinfektoni t\u00eb gjitha grilat mbrojtese t\u00eb sistemit t\u00eb ajrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorimi i ashensor\u00ebve<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorimi i ashensor\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb respektimin e distanc\u00ebs 1.5 met\u00ebr. Distanca mund t\u00eb reduktohet p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje ose q\u00eb ndajn\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb. N\u00eb raste t\u00eb tjera, nuk rekomandohet p\u00ebrdorimi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, i ashensorit nga persona q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje. Butonat e ashensorit duhet t\u00eb pastrohen periodikisht. Rekomandohet mbajtja e maskes ne mjediset e ashensorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Manuali p\u00ebr administrimin e Ushqimit dhe Pijeve<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Vishni mask\u00eb dhe doreza kur p\u00ebrgatisni ose p\u00ebrdorni ushqimin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore n\u00eb ambientet ku p\u00ebrgatitet ose sh\u00ebrb\u00ebhet ushqim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ndalohet p\u00ebrgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sip\u00ebrfaqeve n\u00eb kontakt me ushqimin pa patur doreza.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ndalohet prekja e flok\u00ebve ose pjes\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave t\u00eb p\u00ebrgatitjes apo servirjes s\u00eb ushqimit pasi mund t\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb ndotje t\u00eb ushqimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Menaxhimi i sip\u00ebrmarrjes turistike, duhet t\u00eb promovoj\u00eb sigurin\u00eb dhe higjien\u00ebn e ushqimit p\u00ebr personat q\u00eb p\u00ebrgatisin dhe shp\u00ebrndajn\u00eb ushqimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Manual p\u00ebr sh\u00ebrbimin e mishit<\/p>\n\n\n\n<p>Ndani mishin e papjekur nga ushqimet e tjera<\/p>\n\n\n\n<p>Ndani mishin e pap\u00ebrpunuar, shpend\u00ebt, ushqimet e detit dhe vez\u00ebt nga ushqime t\u00eb tjeran\u00eb vendet e ruajtjes s\u00eb p\u00ebrkohshme, kontejner\u00eb ushqimore apo frigorifer.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorni nj\u00eb d\u00ebrras\u00eb prer\u00ebse p\u00ebr produkte t\u00eb fresk\u00ebta dhe nj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mish t\u00eb papjekur, shpend\u00eb dhe ushqime deti.<\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb mos vendosni ushqim t\u00eb gatuar n\u00eb nj\u00eb pjat\u00eb q\u00eb keni vendosur m\u00eb par\u00eb mish t\u00eb papjekur, shpend\u00eb deti, ushqime deti ose vez\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mos p\u00ebrdorni p\u00ebrs\u00ebri salcat marinuese t\u00eb p\u00ebrdorura nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr ushqime t\u00eb pap\u00ebrpunuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Higjiena e ushqimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi<\/p>\n\n\n\n<p>Ushqimet duhet t\u00eb furnizohen nga burimet te sigurta dhe t\u00eb transferohet n\u00eb zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marr\u00ebsit n\u00eb dor\u00ebzim duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajisur me maska dhe doreza.<\/p>\n\n\n\n<p>Parandaloni ndotjen e t\u00ebrthort\u00eb midis ushqimit t\u00eb pap\u00ebrpunuar dhe atij t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr konsum duke p\u00ebrdorur nj\u00eb trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe p\u00ebr ruajtje. Ushqimi gjithashtu duhet t\u00eb mbrohet si\u00e7 duhet gjat\u00eb ruajtjes dhe servirjes p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndotjen me pajisje, vegla dhe personel pasi transferimi i baktereve nga nj\u00eb ushqim (zakonisht i pap\u00ebrpunuar) n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb s\u00ebmundjeve infektive q\u00eb vijn\u00eb nga ushqimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ushqimi i p\u00ebrpunuar, rekomandohet t\u00eb gatuhet mir\u00eb para konsumimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandohet q\u00eb n\u00eb ambientet e gatimit, ventilimi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ambientet e gatimit t\u00eb ket\u00eb sapun t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm, dezinfektant dhe peshqir\u00eb letre p\u00ebr t\u00eb mundesuar larjen e shpesht\u00eb t\u00eb duarve nga personeli q\u00eb punon atje.<\/p>\n\n\n\n<p>Siguroni kontenjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb mbeturinave, t\u00eb mbuluar dhe q\u00eb duhen t\u00eb pastrohen dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Turizmit ka njoftuar sot se \u00e7do sip\u00ebrmarrje turistike q\u00eb lejohet t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin rekomandohet t\u00eb adaptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb protokoll dhe t\u00eb afishoj\u00eb masat respektive n\u00eb vende qart\u00ebsisht t\u00eb dukshme dhe pran\u00eb korridoreve t\u00eb kalimit t\u00eb njer\u00ebzve, mb\u00ebshtetur me materiale t\u00eb ndryshme promovuese dhe informuese q\u00eb informojn\u00eb mbi masat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr parandalimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9055,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/F83A2280-8288-43D6-95C5-BE36523CA850.png","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9054"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9054"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9054\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9056,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9054\/revisions\/9056"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}