{"id":9326,"date":"2021-06-26T12:53:57","date_gmt":"2021-06-26T11:53:57","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=9326"},"modified":"2021-06-26T12:54:04","modified_gmt":"2021-06-26T11:54:04","slug":"u-shpall-non-grata-nga-shba-berisha-person-i-padeshiruar-pa-asnje-fakt-e-prove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=9326","title":{"rendered":"U shpall non-grata nga SHBA, Berisha: Person i pad\u00ebshiruar pa asnj\u00eb fakt e prov\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n
Ish- kryeministri Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale pas shpalljes non grata nga SHBA. Postimi i plot\u00eb <\/p>\n\n\n\n
Person i pad\u00ebshiruar pa asnj\u00eb fakt e prov\u00eb?
Nga Sali Berisha<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb lidhje me vendimin e 19 majit 2021 t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit Antony Blinken p\u00ebr shpalljen persona non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs, gruas sime Liri Berisha, vajz\u00ebs sime Argita dhe djalit tim Shk\u00eblzen, p\u00ebr korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs; un\u00eb deklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsine m\u00eb t\u00eb plot\u00eb se ky vendim i papritur kund\u00ebr meje dhe familjes sime \u2013 pas tet\u00eb vjet\u00ebsh pa asnj\u00eb funksion publik dhe pas dor\u00ebheqjes nga \u00e7do pozicion drejtues politik \u2013 \u00ebsht\u00eb absolutisht i pabaz\u00eb dhe i mb\u00ebshtetur vet\u00ebm mbi keqinformimin e ofruar nga lobimi shpif\u00ebs e hakmarr\u00ebs i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, dhe protektorit e mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht , miliarderit George Soros.
P\u00ebrmes k\u00ebtij sh\u00ebnimi, dua t\u2019ju informoj edhe p\u00ebr sa m\u00eb posht\u00eb:
Un\u00eb ju siguroj se gjat\u00eb karrier\u00ebs 30-vje\u00e7are n\u00eb politik\u00eb, pavar\u00ebsisht shpifjeve dhe akuzave t\u00eb panum\u00ebrta nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, asnj\u00eb individ apo institucion, vendas apo i huaj, nuk ka regjistruar ndonj\u00eb padi pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. As nuk ka paraqitur qoft\u00eb edhe nj\u00eb fakt apo prov\u00eb kund\u00ebr familjes sime apo meje p\u00ebr t\u00eb provuar abuzim me fondet publike apo ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr korrupsioni.
P\u00ebr sa i p\u00ebrket familjes sime, do t\u00eb doja t\u00eb theksoja faktin q\u00eb gruaja ime, Liri Berisha, e ka kaluar t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn e saj mjek\u00ebsore si pediatre n\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Tiran\u00ebs. Me daljen n\u00eb pension, ajo ka administruar Fondacionin F\u00ebmij\u00ebt Shqiptar\u00eb dhe Fondacionin N\u00ebn\u00eb Tereza gjat\u00eb 14 vjet\u00ebve t\u00eb fundit, pa pag\u00eb apo asnje p\u00ebrftimvfinanciar. Me ndihm\u00ebn e Fondacionit Autizmi Flet, me baz\u00eb n\u00eb New York City, ajo themeloi Qendr\u00ebn Rajonale t\u00eb Ekselenc\u00ebs p\u00ebr Autizmin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar f\u00ebmij\u00ebt autik\u00eb nga Tirana dhe i gjith\u00eb vendi.
P\u00ebr p\u00ebrkushtimin dhe pun\u00ebn e dedikuar, Liri Berisha \u00ebsht\u00eb nderuar me \u201cGlobal Autism Award\u201d nga Autism Speaks dhe me \u00e7mimin \u201cGruaja e Vitit\u201d m\u00eb 2012 nga Women\u2019s Information Network (WIN).
Do t\u00eb doja t\u00eb vija n\u00eb dukje se pasuria ime dhe e gruas sime jan\u00eb: (i) nj\u00eb apartament 124 metra katror, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 34 metra katror m\u00eb i madh se ai q\u00eb kemi pasur gjat\u00eb regjimit komunist, dhe (ii) kursime rreth 100 mij\u00eb euro, t\u00eb fituara nga 53 vjet pun\u00eb s\u00eb bashku si mjek\u00eb dhe nga sh\u00ebrbimi im n\u00eb qeverine shqiptare.
P\u00ebr sa u p\u00ebrket f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, ata gjithmon\u00eb kan\u00eb respektuar ligjet. Burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme pasi jan\u00eb deklaruar n\u00eb Agjencin\u00eb e Deklarimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Zyrtar\u00ebve t\u00eb Lart\u00eb, si dhe nga agjencit\u00eb e taksave e t\u00eb ardhurave, para dhe gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Edi Rama.
Deri m\u00eb sot, f\u00ebmij\u00ebt e mi nuk kan\u00eb fituar kurr\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb nga ndonj\u00eb fond publik dhe nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion nga asnj\u00eb administrat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb aktualen, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, apo institucione t\u00eb huaja.
N\u00eb letr\u00ebn time t\u00eb 19 majit 2021 d\u00ebrguar Sekretarit Blinken, i shkrova e i b\u00ebra thirrje t\u00eb \u201c\u2026b\u00ebni publike \u00e7do fakt e dokument q\u00eb administrata juaj apo kushdo n\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet deklaratat tuaja kund\u00ebr meje dhe familjes sime\u201d.
M\u00eb 22 maj, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit deklaroi p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb shqiptare:
\u201cInformacioni ku \u00ebsht\u00eb bazuar vendimi i Sekretarit t\u00eb Shtetit u mor nga raporte t\u00eb OJQ-ve nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rajonale e lokale, nga raportime t\u00eb medias dhe nga hetimet anti-korrupsion t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare\u201d.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, vendimi u bazua n\u00eb: raporte nga OJQ \u2013 t\u00eb cilat financohen t\u00eb gjitha nga George Soros, me t\u00eb cilin kam nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb kund\u00ebrshtimesh e mosmarr\u00ebveshjes t\u00eb forta; raporte t\u00eb medias \u2013 t\u00eb gjitha t\u00eb kontrolluara nga qeveria shqiptare e njer\u00ebzit e saj; dhe n\u00eb hetimet anti-korrupsion t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare \u2013 nj\u00eb qeveri q\u00eb rendited nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb korruptuarat n\u00eb Evrop\u00eb.
Do t\u00eb doja t\u2019ju sillja si shembull t\u00eb shpikjeve t\u00eb tyre nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb 2009. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Banka Bot\u00ebrore publikoi nj\u00eb raport t\u00eb bazuar mbi shpifje nga nj\u00eb OJQ dhe nj\u00eb organ i medias, t\u00eb dy t\u00eb sponsorizuar nga Soros. Banka Bot\u00ebrore, duke qen\u00eb nj\u00eb institucion serioz, pasi verifikoi gjith\u00e7ka n\u00eb vend, ndjeu detyrimin t\u00eb k\u00ebrkonte ndjes\u00eb publikisht p\u00ebr raportin e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb bazuar n\u00eb shpifje, dhe e b\u00ebri n\u00eb janar 2010 p\u00ebrmes z\u00ebvend\u00ebspresidentit Philip Le Huoerou gjat\u00eb nj\u00eb vizite personale n\u00eb Tiran\u00eb.
Gjat\u00eb gjith\u00eb veteve n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, 2005-2013, motoja ime e pandryshueshme ka qen\u00eb gjithmon\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Megjithat\u00eb, jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm se gjat\u00eb atyre viteve nuk kemi qen\u00eb n\u00eb gjendje ta \u00e7rr\u00ebnjosnim plot\u00ebsisht dhe ka pasur korrupsion n\u00eb vendin tim; por ka pasur gjithmon\u00eb edhe vullnet t\u00eb fort\u00eb e vendosm\u00ebri p\u00ebr ta luftuar e p\u00ebr t\u00eb ndermarr\u00eb reformat kund\u00ebr tij.
Suksesi i k\u00ebsaj lufte kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb nga qeveria amerikane dhe administra e Presidentit Bush, si dhe nga Sekretarja e Shtetit Clinton e madje edhe nga vet\u00eb zoti Blinken kur sh\u00ebrbente si k\u00ebshilltar i z\u00ebvend\u00ebspresidentit Joseph Biden.
Suksesi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar ishte thelb\u00ebsor p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe b\u00ebri t\u00eb mundur arritje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr vendin time. Ai b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb dyfishonte t\u00eb ardhurat e t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebrpara nga grupi i vendeve te varfra n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura te mesme te larta, si dhe kat\u00ebrfishonte investimet e huaja; t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e plot\u00eb e NATO-s; t\u00eb p\u00ebrparonte n\u00eb procesin e integrimit evropian, t\u00eb n\u00ebnshkruante Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe t\u00eb hiqte vizat p\u00ebr zon\u00ebn Schengen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt; t\u00eb p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr statusin e vendit kandidat t\u00eb BE dhe t\u00eb transformonte dhe infrastrukturat rrugore dhe dixhitale, e shum\u00eb zhvillime t\u00eb tjera thelb\u00ebsore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin.
N\u00eb 30 vitet e fundit \u2013 q\u00eb nga vizita historike e Sekretarit t\u00eb Shtetit James Baker n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb qershor 1991 pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, fillimisht si lider i partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare e m\u00eb pas n\u00eb kapacitetin e President t\u00eb Republik\u00ebs si dhe t\u00eb Kryeministrit, gjithmon\u00eb kam b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb forcuar dhe avancuar marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb miq\u00ebsore me SHBA.
Ndihem i nderuar dhe krenar p\u00ebr faktin q\u00eb gjat\u00eb atyre viteve kam pasur rastin, si President i vendit tim, t\u00eb ftohem zyrtarisht n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb nga Presidenti George H. W. Bush dhe Presidenti W. J. Clinton. Marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve kulmuan, teksa sh\u00ebrbeja si Kryeminist\u00ebr, me vizit\u00ebn historike t\u00eb Presidentit George W. Bush n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 10 qershor 2007 \u2013 vizita e par\u00eb e nj\u00eb Presidenti t\u00eb SHBA n\u00eb detyr\u00eb; si dhe me vizit\u00ebn m\u00eb 2012 t\u00eb Sekretares s\u00eb Shtetit Clinton me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.
E besoj fort dhe jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr faktin q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do vend tjet\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs sime politike dhe qeveritare n\u00eb tri dekadat e fundit, nuk kam hezituar kurr\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj krah p\u00ebr krah dhe t\u00eb p\u00ebrkrah \u00e7do vendim n\u00eb interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt.
P\u00ebr shkak t\u00eb bindjes s\u00eb fort\u00eb personale, por edhe p\u00ebr mir\u00ebnjohjen e pakufishme p\u00ebr at\u00eb q\u00eb SHBA ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin tim dhe popullin shqiptar, kur kam qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, kurr\u00eb nuk ngurrova t\u00eb p\u00ebrkrahja dhe merrja \u00e7do vendim n\u00eb lidhje me rolin e SHBA si lider global p\u00ebr siguri e paqe, duke filluar me vendosjen e dron\u00ebve t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1993, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me operacionet e suksesshme kund\u00ebr rrjeteve terroriste, duke pranuar e mbrojtur m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb burgosur Ujgur\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr, dhe me pranimin e 220 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb par\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs iraniane MEK n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe me shum\u00eb operacione t\u00eb tjera delikate e super delikate.
N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe paqes n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb bot\u00eb, pozicioni i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb linj\u00eb me at\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Nga ana tjet\u00ebr, sjellja e qeveris\u00eb shqiptare sot \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm ndryshe.
N\u00eb vendimin e tij, Sekretari Blinken shkruante:
\u201cM\u00eb tej, retorika e tij demonstron se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb mbroj\u00eb veten, an\u00ebtar\u00ebt e familjes dhe aleat\u00ebt politik\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb hetimeve t\u00eb pavarura, p\u00ebrpjekjeve anti-korrupsion, dhe masave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb\u201d.
N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, gjat\u00eb viteve n\u00eb detyr\u00eb, \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga zyra e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr heqjen e imunitetet t\u00eb ministrave t\u00eb kabinetit apo deputet\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur pa hezitim nga qeveria ime. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me iniciativ\u00ebn time si Kryeminist\u00ebr, m\u00eb 2012, ne hoq\u00ebm me ligj imunitetin p\u00ebr rastet e korrupsionit.
Gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit si deputet opozitar, e kam p\u00ebrdorur pozicionin dhe retorik\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat komb\u00ebtar\u00eb e publik\u00eb, dhe kurr\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb vetes apo t\u00eb ndokujt n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion, si\u00e7 shkruhet pa asnj\u00eb baz\u00eb n\u00eb vendimin e Sekretarit Blinken. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, hetimet e p\u00ebrmendura nuk kan\u00eb ekzistuar kurr\u00eb.
Gjat\u00eb tet\u00eb viteve n\u00eb opozit\u00eb kam mb\u00ebshtetur \u00e7do iniciativ\u00eb kund\u00ebr krimit e korrupsionit; kam denoncuar, bazuar n\u00eb fakte dhe dokumente zyrtare, lidhjet e Kryeministrit me korrupsionin e shfrenuar, heshtjen e tij t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr raportin e OSBE-s\u00eb m\u00eb 2014 n\u00eb t\u00eb cilin akuzohej p\u00ebr 200 milion euro t\u00eb fshehura n\u00eb banka offshore, heshtjen p\u00ebr burimet e padeklaruara t\u00eb fondeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, si dhe p\u00ebr duzina tendera t\u00eb dh\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij. Kam kund\u00ebrshtuar shkarkimin n\u00eb dhunim t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb Kryetares s\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Zyrtar\u00ebve t\u00eb Lart\u00eb pasi ajo \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin \u2013 nisi nj\u00eb hetim mbi origjin\u00ebn e fondeve t\u00eb p\u00ebrdorur nga Edi Rama p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb nj\u00eb godine me pes\u00eb kate nga gruaja e tij dhe familja e saj. Me retorik\u00ebn time kam kritikuar rritjen 15 her\u00eb t\u00eb prokurimeve sekrete gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 vjet\u00ebve krahasuar me periudh\u00ebn para 2013, dhe rritjen 6 her\u00eb t\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr punimet publike me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb, krahasuar me \u00e7mimet e punimeve t\u00eb kryera me fonde nga Bashkimi Evropian, munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs s\u00eb hapur n\u00eb qindra tendera, koncesione, PPP si dhe vendime qeverie e madje edhe ligje t\u00eb kaluara n\u00eb parlament t\u00eb adoptuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr interesa specifik\u00eb t\u00eb klaneve t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr asetet e paligjshme dhe \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha t\u00eb korrupsionit me vler\u00eb qindra miliona euro nga ana e ministrave t\u00eb tij dhe zyrtar\u00ebt e qeverisje lokale. T\u00eb gjitha k\u00ebto shfaqen edhe n\u00eb raporte serioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
Si deputet opozitar kam denoncuar publikisht dhe bazuar n\u00eb dokumente lidhjen midis Kryeministrit dhe dy ministrave t\u00eb rendit radhazi me kartelet e drog\u00ebs dhe krimin e organizuar. Nj\u00eb lidhje e bashk\u00ebpunim i till\u00eb e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kapur dhe nj\u00eb lloj Kolumbie t\u00eb Evrop\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe nga shum\u00eb organizata e raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrfitoj nga rasti t\u2019ju kujtoj se korrupsioni i shfrenuar dhe krimi i organizuar jan\u00eb faktor\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr qeverisjen e keqe dhe dhunimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar.
\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrmendet se k\u00ebta dy faktor\u00eb negativ\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE dhe kan\u00eb bllokuar hapjen e negociatave me BE n\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit. M\u00eb keq se kaq, midis 2013 e 2019, kjo ka detyruar mbi 520 mij\u00eb shqiptar\u00eb (rreth nj\u00eb e gjashta e popullsis\u00eb) t\u00eb largohet nga vendi e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb azil kryesisht n\u00eb vendet evropiane. E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur me shum\u00eb investues t\u00eb huaj q\u00eb u larguan pasi nuk kishin asnj\u00eb shans p\u00ebrball\u00eb korrupsionit masiv apo krimit t\u00eb organizuar.
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, retorika tjet\u00ebr e imja, n\u00eb media por edhe n\u00eb forume komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka qen\u00eb ajo e denoncimit t\u00eb miliarderit George Soros si korruptuesi kryesor i politik\u00ebs shqiptare dhe denoncimi i axhend\u00ebs q\u00eb bie ndesh me interesat demokratik\u00eb t\u00eb popullit shqiptar. Ai e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duke v\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha OJQ-t\u00eb e financuara prej tij dhe sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim dhe n\u00eb duar e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet.
Kam kritikuar edhe aktet dhe q\u00ebndrimet korruptive t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb zotit Rama p\u00ebr t\u00eb lejuar kompanit\u00eb e naft\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Sorosit q\u00eb t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb zona ambientalisht t\u00eb mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri, ku operacionet e naft\u00ebs jan\u00eb rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluara nga ligji, duke krijuar ndotje masive n\u00eb d\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit njer\u00ebzor dhe t\u00eb mjedisit.
Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb qershor 2013, n\u00eb dhjetor t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit Fondacioni p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur me baz\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb vendosi n\u00eb planin e tij strategjik p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2017 dy prioritete ky\u00e7: reform\u00ebn kushtetuese dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb maj 2014, Fondacioni organizoi nj\u00eb seri tryezash t\u00eb rrumbullak\u00ebta p\u00ebr t\u00eb debatuar mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe i ngarkoi vetes kryerjen e studimeve t\u00eb opinionit dhe financimin e nj\u00eb grupi ekspert\u00ebsh t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Ky grup do t\u00eb hartonte projektligje q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb miratoheshin n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm parlamentar vet\u00ebm me votat e partis\u00eb n\u00eb pushtet. N\u00eb dhjetor 2015 dhe mars 2016, Komisioni i Venecias shqyrtoj dy projektligje radhazi t\u00eb paraqitur nga shumica dhe k\u00ebshilloi kund\u00ebr t\u00eb dyve, pasi n\u00eb opinionin tij, ato e b\u00ebnin gjyq\u00ebsorin nj\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb ekzekutivit.
Pas k\u00ebtyre ngjarjeve, dhe me angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt direkt t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe nga Komisioni Evropian, m\u00eb 21 korrik 2016 u kalua unanimisht nj\u00eb paket\u00eb e re ndryshimesh kushtetuese q\u00eb reflektonte rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias.
Megjithat\u00eb, pas k\u00ebtij suksesi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, zoti Rama, n\u00eb shkelje t\u00eb marr\u00ebveshjes me opozit\u00ebn, i dha vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb votonte nj\u00ebanshm\u00ebrisht dhe pa konsensus t\u00eb ligjet organike te sistemit te drejtesise. Duke vepruar k\u00ebshtu, u riaktivizuan mekanizmat q\u00eb do t\u00eb kapnin sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga pushtetin e ekzekutivit, t\u00eb cil\u00ebt ishin kund\u00ebrshtuar m\u00eb par\u00eb nga Komisioni i Venecias dhe nga opozita.
Si rezultat, me ndihm\u00ebn e hapur t\u00eb Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrfundoi me kapjen e plot\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re nga ana e qeveris\u00eb socialiste. Ata em\u00ebruan n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 duke shkelur hapur Kushtetut\u00ebn \u2013 ish prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb t\u00eb regjimit komunist, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb ministrave e madje edhe t\u00eb ish-ministrave t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues ky\u00e7 t\u00eb vet\u00eb Fondacionit Soros. Si ish President dhe Kryeminist\u00ebr, kam mb\u00ebshtetur dhe luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por kund\u00ebrshtova me forc\u00eb kapjen e tij nga qeveria.
N\u00eb janar 2019, Kryeministri Rama deklaroi n\u00eb parlament se un\u00eb isha p\u00ebrcaktuar \u201cnon grata\u201d nga Departamenti i Shtetit. Sipas tij, ajo mas\u00eb kund\u00ebr meje ishte marr\u00eb p\u00ebr konspiracion kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb SHBA, pasi kisha kund\u00ebrshtuar hapur dhe me forc\u00eb projektin e Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur n\u00eb Beograd p\u00ebr \u201cshk\u00ebmbim\u201d territoresh midis Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb. Kund\u00ebrshtimi im i fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ishte i lidhur me faktin q\u00eb ai ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha aktet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb cilat u shpall Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs.
Projekti bazohej n\u00eb rivizatimin e kufijve mbi baza t\u00eb pastra etnike, \u00e7ka do t\u00eb hapte Kutin\u00eb e Pandor\u00ebs n\u00eb rajon. President serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur:
\u201cShk\u00ebmbimi i territoreve do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb madhe Serbin\u00eb\u201d.
Q\u00ebndrimi im i pal\u00ebkundur ndaj nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb ishte n\u00eb harmoni me shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb evropian\u00eb e amerikan\u00eb, ligjv\u00ebn\u00ebs, si dhe analist\u00eb prestigjioz\u00eb. Kund\u00ebrshtimi me forc\u00eb i k\u00ebtij projekti ishte nj\u00eb barrier\u00eb edhe kund\u00ebr atyre q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin cop\u00ebtimin e Kosov\u00ebs.
Besoj fuqish\u00ebm se kryesisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata lobuan me ngulm n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shpallur si person i pad\u00ebshiruar. U befasova jasht\u00ebzakonisht kur Kryeministri Rama b\u00ebri at\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb parlament m\u00eb 2019, sepse nuk m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e njohur asnj\u00eb shenj\u00eb apo paralajm\u00ebrim p\u00ebr nj\u00eb akt dhe vendim t\u00eb till\u00eb. M\u00eb vjen natyrsh\u00ebm pyetja: Si mund ta dinte ai?!
Si konkluzion:
1.
Pas d\u00ebshtimit q\u00eb t\u00eb m\u00eb shpallnin t\u00eb pad\u00ebshiruar mbi baza konspiracioni her\u00ebn e par\u00eb, Kryeministri Edi Rama dhe George Soros ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit dy vjet m\u00eb pas, p\u00ebrmes lobimit influencues e keqdash\u00ebs e duke keqinformuar Sekretarin Blinken. Ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit t\u00eb m\u00eb shpallnin t\u00eb pad\u00ebshiruar mua dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes sime p\u00ebr \u201ckorrupsion dometh\u00ebn\u00ebs\u201d, bazuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb shpifje dhe keqinformacion nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, \u00e7ka n\u00eb bindjen time t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb abuzim t\u00eb hapur t\u00eb ligjeve t\u00eb Kongresit.
2.
Deri m\u00eb sot, Departamenti i Shtetit nuk ka publikuar as edhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb korrupsionit t\u00eb supozuar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur akuzat e Sekretarit Blinken. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ju siguroj me forc\u00eb se nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur kurr\u00eb, as Departamenti i Shtetit dhe as ndokush tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paraqesin prova t\u00eb tilla. E them me bindje p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb e t\u00eb past\u00ebr q\u00eb prova t\u00eb tilla nuk ekzistojn\u00eb.
3.
Ky vendim, tet\u00eb vjet pasi nuk mbaj asnj\u00eb ofiq publik dhe pasi dhash\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7do pozicion drejtues politik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt hakmarrjeje t\u00eb past\u00ebr politike. Ai lidhet direkt me p\u00ebrpjekjet lobuese keqdash\u00ebse t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Sorosit, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm t\u00eb sulmimit dhe d\u00ebmtimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb sime 30-vje\u00e7are n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit.
4.
Ky vjen si nj\u00eb akt hakmarrjeje p\u00ebr retorik\u00ebn time, e cila kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb penguar ndonj\u00eb hetim kund\u00ebr meje apo familjes sime, p\u00ebr shkakun e thjesht\u00eb se t\u00eb tilla hetime nuk kan\u00eb ekzistuar kurr\u00eb. Retorika ime ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtar\u00eb e publik\u00eb, dhe t\u00eb v\u00ebrtetave n\u00eb t\u00eb cilat besoj, pa pretenduar monopolin p\u00ebr to.
Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb e une kam marre dhe kam mbajtur 32 vite me pare , qartazi p\u00ebrtej \u00e7do imagjinate se do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr karrier\u00eb politike por vetem e vetem per t\u00eb dinjitetin tim personal. Dinjitet q\u00eb si person i shtypur m\u00eb mungonte shum\u00eb duke jetuar n\u00eb at\u00eb regjim.<\/p>\n\n\n\n
Sot, 32 vjet m\u00eb pas, lufta ime e vazhdueshme dhe denoncimet publike kund\u00ebr korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar, karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe lidhjeve t\u00eb tyre me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00ebrish nuk kan\u00eb lidhje me karrier\u00ebn time, por me t\u00eb ardhmen e vendit tim.
Si\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe m\u00eb her\u00ebt, midis 2013 e 2019 mbi 520 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb vendit tim (rreth nj\u00eb e gjashta e popullsis\u00eb) jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria dhe do t\u00eb kishin qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sikur t\u00eb mos kishte qen\u00eb pandemia Covid 19. Sot, lidhje t\u00eb tilla jan\u00eb faktori kryesor i qeverisje s\u00eb keqe dhe e kan\u00eb zhytur vendin tim n\u00eb tiranine e varf\u00ebrise, \u00e7ka konsiderohej nga John F. Kennedy si nj\u00eb nga tre armiqt\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb njeriut.
S\u00eb fundi, p\u00ebr gjith\u00e7ka m\u00eb sip\u00ebr, arrita n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb aksion ligjor e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Korreksionale n\u00eb Paris, jo p\u00ebr t\u00eb kthyer vendimin e Sekretarit Blinken \u2013 ajo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e tij \u2013 por p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb bere transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb hequr qafe si t\u00eb pabaza shpifjet mbi t\u00eb cilat u bazua vendimi i tij.
N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kam zgjedhur sall\u00ebn e gjyqit jo thjesht p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer nderin dhe dinjitetin tim dhe t\u00eb familjes time. T\u2019i rikthej ato para miliona shqiptar\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb besuar e votuar \u2013 m\u00eb tep\u00ebr se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb nga dita e fitores kund\u00ebr komunizmit deri sot; si dhe para miqve t\u00eb mi n\u00eb SHBA, Evrop\u00eb e kudo n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr vendim tim dhe popullin shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Ish- kryeministri Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale pas shpalljes non grata nga SHBA. Postimi i plot\u00eb Person i pad\u00ebshiruar pa asnj\u00eb fakt e prov\u00eb?Nga Sali Berisha N\u00eb lidhje me vendimin e 19 majit 2021 t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit Antony Blinken p\u00ebr shpalljen persona non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs, gruas sime Liri …<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9327,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/92184979-706A-4BAA-A31A-754B419A8A37.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9326"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9328,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9326\/revisions\/9328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}