{"id":9340,"date":"2021-06-26T15:31:27","date_gmt":"2021-06-26T14:31:27","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=9340"},"modified":"2021-06-26T15:31:34","modified_gmt":"2021-06-26T14:31:34","slug":"aman-me-jep-borxh-e-kam-litarin-ne-fyt-borxhlinjte-mashtruesit-me-te-zakonshem-skema-si-ta-fitojne-besimin-pastaj-ju-zhvatin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=9340","title":{"rendered":"\u201cAman! M\u00eb jep borxh, e kam litarin n\u00eb fyt\u201d\/ Borxhlinjt\u00eb, mashtruesit m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm. SKEMA si ta fitojn\u00eb besimin pastaj ju zhvatin"},"content":{"rendered":"\n<p>Ata b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rrethin e besimit. Madje jan\u00eb aq af\u00ebr, sa mund ta quani v\u00eblla, mik, mikesh\u00eb, si\u00e7 i ndodhi nj\u00eb \u00e7ifti n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb b\u00ebnin be p\u00ebr nj\u00eb 51-vje\u00e7ar derisa zbuluan se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin t\u00eb mashtruar. Forma m\u00eb klasike e mashtrimit sipas dosjeve q\u00eb Gazeta \u201cSi\u201d po zbardh \u00ebsht\u00eb ajo e marrjes s\u00eb nj\u00eb borxhi, p\u00ebr shkaqe urgjence, problemi, zgjidhjeje t\u00eb atyp\u00ebratyshme t\u00eb hallit. M\u00eb tej nj\u00eb mashtrues, q\u00eb e sigurt \u00ebsht\u00eb se ka fituar besimin, ka forma nga m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuarat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb ardhura, pasuri dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb jep borxh, e kam litarin n\u00eb fyt\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga frazat q\u00eb fiton keqardhje dhe q\u00eb t\u00eb shtyn t\u00eb ndihmosh mikun q\u00eb ka nevoj\u00eb. T\u00eb k\u00ebrkosh borxh dhe mos ta kthesh at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mashtrimet p\u00ebr t\u00eb zakonshme q\u00eb denoncohen m\u00eb pas nga viktimat n\u00eb policin\u00eb e Tiran\u00ebs.<br>A. H, 51 vje\u00e7 q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift n\u00eb Tiran\u00eb i thoshin \u201cv\u00eblla\u201d mori p\u00ebrmes lutjes p\u00ebr ndihm\u00eb shum\u00ebn e 45 mij\u00eb eurove. Ndon\u00ebse deklaratat noteriale t\u00eb firmosura vit pas viti merrnin p\u00ebrsip\u00ebr shlyerjen e borxhit, i akuzuari nuk e mbajti fjal\u00ebn. Fashikujt q\u00eb Gazeta Si po zbardh tregojn\u00eb se si mashtruesi firmosi gjasht\u00eb deklarata noteriale dhe prej andej futi n\u00eb kulet\u00eb parat\u00eb.<br>\u201cDeklarat\u00eb noteriale dat\u00eb 07.04.2014, ku shtetasi A. H. ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 6.600 euro, dhe ku zotohej t\u2019i shlyente deri n\u00eb dat\u00eb 07.04.2015; Deklarat\u00eb noteriale dat\u00eb 14.05.2015, ku shtetasi A.H ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5000 euro, dhe ku zotohej t\u2019i shlyente deri n\u00eb dat\u00eb 14.11.2015;Deklarat\u00eb noteriale dat\u00eb 29.10.2015, ku shtetasi A.H ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5000 euro, dhe ku zotohej t\u2019i shlyente deri n\u00eb dat\u00eb 28.10.2016; Deklarat\u00eb noteriale dat\u00eb 30.10.2015, ku shtetasi A.H ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5000 euro, dhe ku zotohej t\u2019i shlyente deri n\u00eb dat\u00eb 29.10.2016; Deklarat\u00eb noteriale dat\u00eb 30.11.2015, ku shtetasi A.H ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5000 euro, dhe ku zotohej t\u2019i shlyente deri n\u00eb dat\u00eb 01.12.2016;Deklarat\u00eb noteriale dat\u00eb 14.05.2015, ku shtetasi A.H ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5000 euro, dhe ku zotohej t\u2019i shlyente deri n\u00eb dat\u00eb 14.11.2015; M\u00eb pas ka edhe nj\u00eb kontrat\u00eb huaje ku shtetasi A.H i ka marr\u00eb hua shum\u00ebn prej 5000 euro me afat shlyerje dat\u00eb 10.10.2016\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00ebshort\u00ebt t\u00eb gjendur n\u00eb kushte zvarritjeje i drejtohen policis\u00eb q\u00eb e pyet gruan:<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetje: Pse thoni q\u00eb ju ka mashtruar?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje: Sepse gjithmon\u00eb thoshte do t\u2019i shlyej. Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb biseda duke na mashtruar dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kthente shum\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetje: Kur ka qen\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb kthyer shum\u00ebn?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje: Te deklaratat noteriale \u00ebsht\u00eb caktuar edhe momenti kur do t\u00eb b\u00ebhej kthimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetje: Sa her\u00eb e keni takuar t\u00eb pandehurin dhe keni folur p\u00ebr pjes\u00ebn e kthimit t\u00eb shum\u00ebs?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje: Jemi takuar shum\u00eb her\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetje: P\u00ebr sa i donte i pandehuri lek\u00ebt q\u00eb ju ka marr\u00eb hua.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje: I pandehuri ka nj\u00eb biznes. B\u00ebn dyer t\u00eb blinduara dhe i duheshin p\u00ebr pun\u00ebn e tij. Ai b\u00ebn biznes me Italin\u00eb dhe nuk po m\u00eb paguan shum\u00ebn q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb.<br>Pyetje: A keni biseduar p\u00ebr ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr pagese?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje: Po. Ai m\u00eb thoshte se do m\u2019i konvertonte me klering por deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por i pyetur n\u00eb polici, A.H justifikohet, s\u00eb pari duke k\u00ebmb\u00ebngulur se i kishte kthyer parat\u00eb dorazi dhe m\u00eb pas dor\u00ebzohet \u201cNuk ishte thjesht nj\u00eb borxh por edhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ekonomike dhe nga ana ime. Pasi un\u00eb i kam l\u00ebn\u00eb nj\u00eb apartament si garanci dhe mbasi i kam shlyer shum\u00ebn apartamenti \u00ebsht\u00eb kthyer tek un\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr kemi marr\u00ebdh\u00ebnien e dyt\u00eb dhe vlera \u00ebsht\u00eb 25000 euro. E ndar\u00eb kjo me deklarata borxhi nga 5000 euro, gjithsej n\u00eb 4 akte\u201d.<br>\u201cSa e bukur kjo makina\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>E.G \u00ebsht\u00eb administrator i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb jep automjete me qira. Pran\u00eb zyrave ku i riu \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar i paraqit nj\u00eb djal\u00eb i ri, i veshur bukur dhe i qet\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me qira p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb. Gjat\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e mjetit opel corsa me targa 1..-..c , \u00e7do veprim ishte i rregullt. Korrekt i riu q\u00eb m\u00eb pas u identifikua si A. P, 27 vje\u00e7 u paraqit ta shtyj\u00eb kontrat\u00ebn e mbajtjes s\u00eb makin\u00ebs edhe p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb dhe ka kryer menj\u00ebher\u00eb pages\u00ebn. M\u00eb pas qiramarr\u00ebsi fiku telefonin dhe humbi kontaktet. Bazuar n\u00eb kall\u00ebzim dhe mbasi administroi kopje t\u00eb dosjes s\u00eb mjetit nga Drejtoria Rajonale e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Transportit Rrugor q\u00eb tregon se vlera e makin\u00ebs \u00ebsht\u00eb 2 mij\u00eb euro policia u vu n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mashtruesit, i cili kur u kap nga uniformat blu deklaroi: jam i penduar, k\u00ebrkoj falje.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb p\u00ebrdori edhe D.GJ., nj\u00eb 25 vje\u00e7ar nga kryeqyteti q\u00eb mbasi mori me qira makin\u00ebn ia dha shokut t\u00eb tij. Policia shkruan m\u00eb pas denoncimin e administratores s\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPasi ka mbaruar kontrata e qiras\u00eb ky shtetas nuk e ka kthyer mjetin dhe \u00ebsht\u00eb kontaktuar n\u00eb numrin e telefonit 069\u2026.., t\u00eb cilin e ka l\u00ebn\u00eb si num\u00ebr kontakti n\u00eb kontrat\u00eb por nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur dhe me pas ka deklaruar q\u00eb makin\u00ebn e marr\u00eb me qira, ia kishte marr\u00eb nj\u00eb shok dhe nuk e dinte se kur do t\u2019ia kthente sepse ashtu kishin disa probleme dhe ka mbyllur telefonin\u201d.<br>Nj\u00eb muaj m\u00eb pas, teksa pala dor\u00ebzoi denoncim policia shpalli n\u00eb k\u00ebrkim automjetin e marr\u00eb me qira.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMakina p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte b\u00ebr\u00eb denoncim ka qen\u00eb duke kaluar af\u00ebr vendit t\u00eb quajtur 21 Dhjetori dhe bashk\u00eb me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. G., \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb Komisariat. Shtetasi L. G. ka deklaruar se, k\u00ebt\u00eb mjet ia ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbaruar nj\u00eb pun\u00eb personale dhe se shoku nuk i ka treguar q\u00eb mjeti ishte marre me qira\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJam administrator, do paguaj p\u00ebrmes bank\u00ebs\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>19-vje\u00e7ari K.D. u paraqit pran\u00eb nj\u00eb kompanie q\u00eb shet kompjuter\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00ebn em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb K. t\u00eb cil\u00ebn e kishte themeluar pes\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb aplikoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa laptop\u00eb. Marr\u00ebveshja mes t\u00eb riut q\u00eb u prezantua si pronar u mbyll me porosin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 6 kompjuter\u00eb Dell t\u00eb cil\u00ebt sipas fatur\u00ebs tatimore nr27\u2026\u202623 u l\u00ebshuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb t\u00eb porosis\u00eb. Shuma q\u00eb duhej paguar ishte 2840 euro. Por fashikujt q\u00eb gazeta Si disponon tregojn\u00eb se 19 vje\u00e7ari nuk pagoi asnj\u00eb vler\u00eb me justifikimin se do t\u2019i kalonte n\u00eb llogarin\u00eb e shit\u00ebsit n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Burimet tregojn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Si se pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, i riu u paraqit s\u00ebrish n\u00eb dyqanet e denoncuesit duke marr\u00eb edhe dy aparate kompjuteri t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj, por t\u00eb mark\u00ebs HP q\u00eb sipas fatur\u00ebs tatimore kushtonin 1050 euro. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje i riu premton: do t\u2019i kryej pagesat p\u00ebrmes bank\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Mbasi kan\u00eb pritur disa dit\u00eb, shit\u00ebsja ka telefonuar bler\u00ebsin mashtrues, i cili e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se pagesat ishin kryer p\u00ebrmes nj\u00eb banke t\u00eb njohur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fashikull thuhet \u201cAi ka d\u00ebrguar n\u00eb rrug\u00eb elektronike edhe kopjet e mandat pagesave, q\u00eb duhet t\u00eb justifikonin pagesat e kryera. Meqen\u00ebse nga verifikimet e shpejta, pagesat rezultonin t\u00eb pakryera, shtetasja F.SH \u00ebsht\u00eb interesuar n\u00eb subjektin financiar \u201cR. \u201d dhe atje ka m\u00ebsuar se, numri i referenc\u00ebs s\u00eb mandateve t\u00eb pagesave t\u00eb paraqitura prej saj dhe t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb rrug\u00eb elektronike nga shtetasi K. D., nuk p\u00ebrdorej nga banka prej rreth nj\u00eb viti. E interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e produktit te shitur, ajo ka komunikuar me t\u00eb pandehurin n\u00eb fjal\u00eb, dhe ai i ka th\u00ebn\u00eb se, parat\u00eb i ka d\u00ebrguar nga filiali i bank\u00ebs, q\u00eb ndodhej pran\u00eb ambienteve ku ai ushtronte aktivitetin e tij. Por verifikimet e kryera edhe n\u00eb filialin e bank\u00ebs tregonin se, pagesat nuk ishin b\u00ebr\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht i pandehuri K. D., pasi i ka komunikuar me t\u00eb, n\u00eb rrug\u00eb elektronike, gj\u00eb q\u00eb pasqyrohet edhe n\u00eb mesazhet e k\u00ebmbyera mes tyre dhe i ka premtuar t\u00eb priste edhe pak koh\u00eb, ka nd\u00ebrprer\u00eb kontaktet. N\u00eb kushte kur shtetasja F. Sh e ka ndjer\u00eb veten t\u00eb mashtruar, \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb organin e policis\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb komunikimeve me shit\u00ebsen n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga bisedat mashtruesi shprehet: \u201cT\u00eb lutem t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgosh n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb e-mail-it nj\u00eb kopje t\u00eb faturave, pasi nuk po e gjej kopjen time dhe shum\u00ebn e kamat\u00ebvones\u00ebs q\u00eb t\u00eb detyrohem, bashk\u00eb me numrat e llogarive bankare. Pages\u00ebn do ta kryej fizikisht n\u00eb B. ..\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00eb nga GazetaSi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ata b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rrethin e besimit. Madje jan\u00eb aq af\u00ebr, sa mund ta quani v\u00eblla, mik, mikesh\u00eb, si\u00e7 i ndodhi nj\u00eb \u00e7ifti n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb b\u00ebnin be p\u00ebr nj\u00eb 51-vje\u00e7ar derisa zbuluan se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin t\u00eb mashtruar. Forma m\u00eb klasike e mashtrimit sipas dosjeve q\u00eb Gazeta \u201cSi\u201d po zbardh \u00ebsht\u00eb ajo e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9341,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/980A0E2E-FEC6-46C6-944E-7C016C6D21E3.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9340"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9340"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9340\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9342,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9340\/revisions\/9342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}