Aktualitet

India shënon 2 mijë vdekje në ditë, Kina ‘e gatshme’ të ndihmojë

Kina ka deklaruar se është e gatshme të ndihmojë Indinë mes një rritje shkatërruese të koronavirusit të ri (COVID-19) që vendi pa së fundmi duke regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore në botë.

Brenda ditës së fundit, India regjistroi 314.835 infeksione të reja dhe 2.104 vdekje. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 15,9 milionë, përfshirë të paktën 184.650 viktima.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se vendi i tij “është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë Indisë kundër kërcimit të fundit të virusit COVID-19 që ka shkaktuar mungesë të përkohshme të materialeve mjekësore”.

India me 1,3 miliard banorë është duke parë një rritje të shpejtë të infeksioneve, me shifra ditore të cilat që nga 15 prilli vazhdimisht kanë qenë mbi 200 mijë. Spitalet në të gjithë Indinë janë të mbingarkuara ndërkohë furnizimet kritike të oksigjenit dhe ilaçeve po mbarojnë në mënyrë të rrezikshme.

Burimi: Reuters

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker