Aktualitet

INSTAT: 47 mijë shqiptarë emigruan më 2019, ose gati 130 persona në ditë

Gjatë vitit 2019, më shumë se 47 mijë persona janë larguar nga vendi në emigrim, raportoi INSTAT. Numri i emigrantëve të rinj e zgjeroi diasporën shqiptare me 2.6% vetëm në një vit, teksa totali i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, arriti në gati 1.7 milionë persona (1.684.135). Teksa demografët prisnin që emigracioni të stabilizohej pas dy dekadave të para të tranzicionit, në fakt zhvillimet kanë shkuar në të kundërtën, duke reflektuar thellimin e fenomenit. Me krizën ekonomike të vitit 2008, heqjen e vizave më 2011 dhe mungesën e prosperitetit ekonomik, një valë e re emigracioni u rikthye fuqishëm më 2015, ku rreth 69 mijë shqiptare aplikuan për azil në vendet anëtare të BE-së

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker