Aktualitet

Investime në shërbimin e kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Një investim i ri është kryer në shërbim të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e reja duke uruar ndjekësit për një ditë mbarë.

Kardiokirurgu Rezart Deveja thotë se gjithçka është bërë nga fillimi të gjitha aparaturat e reja kanë ardhur enkas për këtë sallë.

“Këtu ndodhemi në sallën e re dhe gjithçka është bërë nga fillimi të gjitha aparaturat e reja kanë ardhur enkas për këtë sallë. Në mbështetje të aktivitetit të kardiokirurgjisë në spitalin tonë është edhe reanimacioni i cili është pajisur me materiale të reja. Do të jetë me 6 shtretër për të mbështetur të sëmurët që do të operohen në këtë sallë. Hapja e kësaj qendre ka një rëndësi shumë të madhe dhe do të bëjë që pacientët të marrin shërbimin në kohë”, tha mjeku kirurg Rezart Deveja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker