Aktualitet

Itali- Trupi i seksit mashkull i gjetur në valixhet në periferi të Firences është i shqiptarit Shpëtim Pasho. Karabinierët informojnë se zbulimi është bërë me anë të gjurmëve të gishtit të kufomës.

Autoritete italiane raportuan më herët se kanë nisur kërkimet për një valixhe të katërtSipas autoriteteve italiane, në fillim u gjet valixhja me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj valixhja ku ishin futur pjesët e gjymtyrëve të poshtëm të gruas dhe pastaj valixhja me bustin e gruas.

Ndërkohë, pas orësh patrullimi të çdo cep së tokës në të cilën u gjetën tre valixhe e tjera, me mbetje njerëzore, u gjet edhe e katërta. Ajo u gjet midis atyre ferrave dhe kallamishteve të larta mbi dy metra.

Ndër të tjera mediat fqinje raportojnë se kjo vrasje ka qenë një mesazh drejtuar të birit. 

Mediat italiane raportuan mbrëmjen e djeshme se dy kufoma të coptuara u gjetën në aksin rrugor Firenze- Pisa- Livorno. Autoritetet italiane bën me dije se kufomat u përkasin çiftit, Shpëtim dhe Teuta Pasho, nga Vlora. Qëndrimi i tyre i fundit filloi më 4 tetor 2015 dhe zgjati rreth një muaj. Pastaj, më 2 nëntor, vajza e saj mori një telefonatë nga një numër anonim, në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt. Që atëherë, asnjë lajm. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker