Aktualitet

Jozefina Topalli zbulon të pathënat e ish-kryeministrit Berisha: Më ka kërkuar falje, nuk kërkon kurrë ndihmë nga njeri

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë gjithnjë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, e për këtë arsye edhe mungesa e saj në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar mjaft habitje tek qytetarët.

Në një intervistë për “A2 CNN” Topalli ka thënë se ka komunikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe ai nuk i ka kërkuar kurrë ndihmë, por ka dalë vetëm në një situatë të tillë.Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker