Aktualitet

Kabineti i ri në SHBA/ Joe Biden emëron Miguel Cardona Sekretar të Arsimit

SHBA-Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka emëruar Sekretarin e ri të Arsimit Miguel Cardona. Cardona, është një mësues veteran 45 vjeç, nga Amerika Latine.

Emërtimi i tij në ekipin e Biden konsiderohet si risia e radhës e Presidentit të zgjedhur dhe një përmbushje e premtimit të tij gjatë fushatës.

Ndërsa, ekipi i tij i tranzicionit ka thënë se nëse konfirmohet nga Senati, Cardona do të ndihmojë që çdo student të marrë një arsim me cilësi të lartë në shkollë, pavarësisht nga të ardhurat e prindërve, raca, orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Ndërkohë, Sekretari aktual i arsimit, Betsy DeVos, është një filantrop dhe investitor, ai ka qenë një objektiv kritikash nga sindikatat e mësuesve dhe demokratëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker