Aktualitet

Kanosi me armë qytetarin dhe i mori makinë, arrestohet autori në Krujë

Krujë- Një 40 vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi akuzohet se ka kanosur me arë zjarri dhe më pas i ka vjedhur makinën një personi. Sipas policisë në pranga ka rënë B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar.

-40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker