Aktualitet
Karriget në ajër, brohoritje dhe…’/ Rama përshëndet studentët në Akademinë Ushtarake në New York

Kryeministri Edi Rama teksa gjendet në New York, ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”.
Në këtë video kryeministri Edi Rama prezantohet para qindra studentësh të akademisë ushtarake.
Pas përshëndetjes së Ramës, studentët e Akademisë Ushtarake kanë shpërthyer në brohoritje ku nuk kanë munguar as ngritjet e karrigeve në ajër në shenjë festimi.“MIRËMËNGJES dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në West Point, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.