Aktualitet

KAS vendos sot për rinumërimin në Berat dhe pavlefshmërinë në Vlorë

Në seancën e sotme të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ do të shqyrtohen kërkesat ankimore për qarqet e Beratit dhe Vlorës.Në 

Berat, pas vendimit për rrëzimin e kërkesave për pavlefshmëri, KAS do të vendos edhe për kërkesën tjetër të LSI qe kërkon rinumërim të votave.

Ndërkohë për qarkun e Vlorës, në rendin e ditës janë 2 kërkesat ankimore të PD dhe LSI që kërkojnë shpalljen të pavlefshëm rezultatin e 25 prillit dhe përsëritje të votimit. 

Mbledhja do të fillojë prej orës 10:00. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua një ditë më parë, KAS vendosi për rrëzimin e kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Gjirokastrës.

Po kështu Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së që kërkonin pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker