Kuriozitet

Keni pyetje për vaksinat antikovid? Ja ku i keni të gjitha përgjigjet!

Pandemia është ende tema kryesore e bisedave në shoqërinë tonë. Vaksina duket se e “çliroi” botën nga frika se gjendja po shkonte drejt në katastrofe. Megjithatë, ashtu si për çdo gjë tjetër, edhe në këtë pjesë lindin pyetje të shumta. Sa doza duhet të injektojmë, a duhen vaksinuar gratë shtatzëna, sa është koha që duhet të kenë mes tyre dozat e vaksinës, po nëse jemi alergjikë?

Një simpozium i realizuar dy ditë më parë në Koln të Gjermanisë që i jep përgjigje të gjitha këtyre pyetje, është dërguar nga doktor Drilon Çupi për dritare.net.

Keni pyetje për vaksinat antikovid? Ja ku i keni të gjitha

Tematika e vaksinave:

1- Te infektuarit me pare nga SARS-CoV-2 duhet te bejne vetem 1 doze mRNA ne harkun kohor 2 -6 muaj pas infektimit

2- Nga aspekti mbrojtes imunologjik eshte me mire ne pacientet qe jane te infektuar sesa ato te vaksinuar

3- Berja e dozes se trete pas 6 muajsh nga doza e dyte eshte vetem per pacientet imunosupresiv (Pacientet me transplante, terapi kortizonike afatgjate, pacientet onkologjik , semundje kronike hematologjike, etj).Berja e dozes se trete tek popullata imunokompetente (perfshi dhe personelin mjekesor) ska asnje kuptim fizpatologjik dhe eshte tejcuar si informacion vetem nga media dhe politika. Doze e trete vetem tek jo-imunokompetentet. Politika dhe media e kane anatemuar kete projekt. Ne daten 17.08.2021 kompania Pfizer-BioNtech ka derguar kerkesen tek EMA per te certifikuar aplikimin e dozes se trete. Doze e trete vetem tek jo-imunokompetentet. Faktori moshe nuk ka indikacion per doze te trete. Per disa grupe popullate ka dobi kurse per disa te tjere jo se mund te kete si wfekt hyperinflamacionin. OBSH eshte shprehur fillimisht kunder aplikimit te dozes se 3 ne vendet e zhvilluars pasi akoma shume vende te varfera kane probleme te medha per sigurimin e vaksinave.

4- Berja e vaksines se influences per personat mbi 65 vjec eshte e keshillueshme ne hapesire kohore 2 javore me vaksinat e tjera. Nga viti tjeter do realizohet vaksine ku te jene te dyja edhe influenca edhe Covid-19 ne nje vaksine te vetme.

5- Lejohet vaksinimi ne grate shtatzena duke filluar nga tremujori i dyte me vaksinat mRNA dhe gjate lactacionit.Studimet kane treguar qe nuk ka pasur asnje efekt te padeshiruar per nenen dhe femijen.Per grate qe kane qene te vaksinuara dhe gjate shtatzanise kalojn semundjen->i transmetojne Antitrupa edhe bebave gje qe i mbron ato per nje kohe te gjate.

6- Per personat qe jane vaksinuar me vaksina te inaktivizuar sikurse Sinovac,Sinopharm duhet te realizojne 1 doze me mRNA pas 6 muajsh nga doza e dyte.

7- Vaksinimi i femijeve nuk eshte i detyrueshem dhe femijet nuk duhet te mbajne barren e arritjes se mazhorances derrmuese te te vaksinuarve ne bote. Nuk ka asnje efekt afatshkurter te padeshiruar deri tani ne grupmoshat 12-18 vjecar.Femijet nuk kane rrezik as per dekurs te rende e as per Long Covid per kete arsye vaksina ska perse te jete e detyruar. Por nese ato deshirojne qe gjithe pasojat psikologjike, shtimi ne peshe qe shkaktoi pandemia te mbaroje sa me shpejt atehere le te vaksinohen (zgjedhje personale).

8- Moderna ka rreth 40 % me shume ne perberje material gjenetik mRNA dhe nuk eshte e keshillueshme per perdorimin si doze e trete

9- Pfizer-BioNtech eshte momentalisht vaksina me e mire e shpikur ndaj Covid-19 duke u krahasuar ne cdo aspekt me vaksinat e tjera te licensuara deri tani

10- Nese pacientet kane pasur me pare reaksione te gjeneralizuara alergjike sidomos ndaj Polyethylenglycol (PEG) nuk duhet te vaksinohen me vaksinat mRNA por me ato me Adenovirus. Per personat qe kane shok alergjik te njohur duhet ti nenshtrohen tek dermatologu nje test alergjie kundrejt PEG dhe nese ndaj kesaj skane alergji atehere mund ta bejn vaksinen pa asnje problem. Fazit: jo te gjithe personat me shok alergjik kane mRNA-vaksin kunderindikacion, vetem ata me alergji ndaj PEG

11- Fakti qe vetem rreth 34% e njerezimit neper bote eshte vaksinuar flet per ngadalsimin e daljes nga Pandemia

12- Edhe pas largimit te Pandemise do kemi gjithmone neper spitale te semure me Covid-19 ashtu sic kemi pasur gjithmone te shtruar me infektime me viruset sezonal

13- Te dhenat kudo neper bote tregojne qe procesi i vaksinimit sidomos ne vendet ku eshte aplikuar ne mase vaksinat mRNA ka nje epersi te dukshme pozitive

14- Edhe sot e kesaj dite nuk ka akoma nje antiviral apo trajtim specifik efikas ndaj Covid-19 dhe parandalimi mbetet e vetmja zgjidhje dhe ajo eshte vaksnimi

15- Pacientet e vaksinuar kane nje tendence qe te kene me pak ngarkese virale ne krahasim me ato te pavaksinuar dhe kjo perben nje faktor ne mbrojtjen personale por nuk eshte akoma e vertetuar qe transmetueshmeria te jete me e ulet ne te vaksinuarit

16- Hapesira kohore midis 2 dozave per vaksinat mRNA duhet te jete 4 deri 6 jave dhe jo me pak

17- Pergjigjen me te larte imunologjike e ka pasur kombinimi: Astrazeneca- Moderna (mRNA).

18- Kete dimer do te shtohet numri i pacienteve me semundje te tjera virale stinore (adenoviruse, noroviruse) pasi mungesa e socializimit ne kohen e pandemise uli dhe krijimin e imunitetit ndaj ketyre viruseve tek popullata.

19- Dexamethason vetem 6 mg per 10 dite. Dhenia e dozave me te larta dhe ne kohe me te gjate vecse shton efektet anesore, infeksionet sekondare sesa sjell perfitim.

20- Pergjigja: kalimi i infeksionit eshte baraz me nje doze vaksine .
Perderisa behen 2 doza vaksine tek te painfektuarit atehere tek te infektuarit vetem nje shtese. (Ne total duhen 2 kontakte te trupit me virusin->ska rendesi ne cmenyre Vaksine-Vaksine apo Infektim-Vaksine).

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker