Aktualitet

Kërcënoi punonjëset me armë, si u grabit filiali i bankës në Tiranë

Filiali i një banke në zonën e “Rrugës Bardhyl” është grabitur sot rreth orës 13:40 në kryeqytet.

Policia thotë se autori ka qenë i vetëm dhe ka kërcënuar me armë punonjëset e filialit.

Pasi ka marrë paratë, autori raportohet se është larguar me shpejtësi.

Nuk dihet ende shuma e grabitur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Blutë bënë me dije në njoftimin paraprak, se në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet, ku po behet krehja e zonës për të kapur autorin e dyshuar.

“Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve”, – thuhet në njoftimin e policisë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker