Aktualitet

Kërkoi verifikim, Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Metës brenda 24 orëve: Asnjë emër i propozuar për ministër nga Rama nuk ka probleme me ligjin

Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Presidentit Ilir Meta për dekretimin e 16 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama si anëtarë të kabinetit të Qeverisë.

Në përgjigjen e kthyer brenda 24 orëve, pasi Meta kërkoi informacion mbi listën e propozuar, organi i akuzës bën me dije se asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar, nuk është nën hetim dhe nuk ka probleme me ligjin.

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj Presidentit.

Një ditë më parë, Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar.

Meta kërkonte që përgjigja nga PP-ja të kthehej sa më shpejt në mënyrë që Presidenti Meta të mund të shprehej për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura. Tashmë pritet që Meta të marrë dhe përgjigjen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), organ të cilit i ka nisur të njëjtën shkresë. Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja u shpreh se kërkesa po shqyrtohet me përparësi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker