Opinion

Këshilltarët izraelitë të Lulzim Bashës i sugjeruan Gaz Bardhit… të martohej

Gaz Bardhi është numri dy i Partisë Demokratike dhe për pasojë, një prej njerëzve më të rëndësishëm të kësaj partie. Gjatë fushatës zgjedhore, ai u bë protagonist kryesor i PD-së, teksa njerëzit e tij arritën deri aty sa të vrisnin kundërshtarët.

Por, problemi i tij më i madh, duket se është paksa më intim dhe nuk ka lidhje as me politikën dhe as me përfshirjen e tij në një vrasje politike në Elbasan. Të paktë kështu është për këshilltarët izraelitë të Lulzim Bashës, që i bënë fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Burime pranë gazetës TemA, bëjnë me dije se ata i kanë kërkuar Gazmend Bardhit para nisjes së fushatës zgjedhore, që të martohet. Kjo, për shkak se Gaz Bardhi është i përfolur për jetën e tij personale dhe jetën që bën, të cilat nga këshilltarët izraelitë janë parë si diçka negative, që mund ta dëmtonin Bardhin gjatë fushatës.

Aq më tepër që ai do drejtonte fushatën në një rreth si Elbasani, që është konservator dhe shumica janë besimtarë myslimanë, të cilët nuk i shohin me sy fort të mirë njerëzit si Gazment Bardhi. Por pavarësisht këshillës, Gaz Bardhi nuk është martuar.

Nuk e dimë nëse ai nuk ka arritur dot të gjejë një vajzë në kohë për t’u martuar, apo thjesht ka zgjedhur të vazhdojë jetën e tij dhe të mos martohet. Ndoshta vetë Bardhi, do ta sqarojë këtë gjë ndonjë ditë./TemA/

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker