Kuriozitet

Kishte 39 gra dhe 89 fëmijë, vdes kreu i ‘familjes më të madhe në botë’

Ziona Chana, njeriu që mendohet se ka më shumë gra e fëmijë në botë ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Babai dhe burri i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin Mizoram të Indisë.

Ai ishte kreu i një sekti fetar i cili praktikonte poligaminë dhe la pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Mizoram i cili përcolli ngushëllimet e tij në rrjete sociale.

76-vjeçari thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua ndërsa ishte në shtëpinë e tij. Ai u dërgua me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur kur mbërriti.Në botë ka me mijra predekuesë të këtij sekti fetar që përshtasin jetën e tyre familjare me shumë gra e njëkohësisht me shumë fëmijë. Në raporte të ndryshme lokale të lajmeve e kanë referuar 76-vjeçarin si mbajtës të “rekordit botëror” për një familje kaq të madhe por është e paqartë nëse është një rekord global.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker