Aktualitet

KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Prokurori u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë. Hasa është i dyshuar për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Prokurori i Sarandës kishte nën hetim shtetasin Emiljano Mirani, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por ai e ka pushuar çështjen me ndërhyrjen e motrës së të dyshuarit Elsona Papa që dyshohet se i dha ryshfet prokurorit për të liruar vëllain.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker