Sport

Klubi i Vorës me lëvizje të bujshme

Klubi i Votës ka bërë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës, teksa ka treguar se nis edicionin me synime të qarta për t’u kthyer sa më shpejt në Kategorinë e Parë. Administratori Eldiano Topi ka siguruar një trajner me emër në futbollin shqiptar si dhe lojtarë të cilët kanë qenë pjesë e klubeve të rëndësishme ne Superiore gjatë karrierës së tij.

Trajneri i Vorës në sezonin e ri do të jetë Artan

Mërgjyshi. Tekniku i njohur i cili ka drejtuar për shumë vite në Superiore dhe Kategorinë e Parë, ka pranuar këtë sfidë për të ndihmuar klubin që të kthehet përsëri mes profesionistëve dhe të ndërtojë një projekt afatgjatë për të qëndruar atje

Ndërkohë, është bërë edhe prezantimi i emrave si Eglentin Gjoni, ish-kapiteni i Laçit, apo Jurgen Vrapi dhe Okseold Sefa, të cilët kanë dalë nga radhët e skuadrës së Tiranës. Këto janë lëvizjet e para të Vorës që kërkon të bëjë të qartë që në start ambiciet që ka për këtë edicion.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker