AktualitetEkonomia
Kontrollet për drogë/ Policia “blindon” malësinë e Krujës, dëmtohet një efektiv gjatë punës

220 punonjës policie kanë kryer kontrolle masive në Krujë ditën e sotme , me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
100 punonjës ishin të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.
Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.