Shëndeti

Koronavirusi/ Ulet numri i rasteve të reja në Shqipëri, më pak vdekje se një ditë më parë

Në krahasim me një ditë më parë, në 24 orët e fundit janë raportuar më pak raste të reja me koronavirus, dhe po ashtu më pak humbje jete në katër spitalet Covid të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë infektuar 538 qytetarë, nga 2 mijë e 276 testime, si edhe kanë humbur jetën 8 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.

Nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 janë të intubuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker