Aktualitet

Kosova në zgjedhje brenda 40 ditëve? Mediat: Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar të pavlefshme votën e deputetit të dënuar për krijimin e qeverisë Hoti

Mediat kosovare raportojnë se është zbardhur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për deputetin e dënuar Etem Arifi.

Sipas mediave, vota e Arifit që solli dhe krijimin e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme, dhe me këtë vendim rrëzohet edhe vetë qeveria.

Në rast se ky vendim është i konfirmuar atëhere në mënyrë të pashmangshme Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditëve.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Pavarësisht këtij vendimi ai votoi pro qeverisë Hoti, por Lëvizja Vetëvendosje u ankua në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vota e Arifit nuk ka legjitimitet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker