Aktualitet

Krim makabër në Shkodër, vëllai vret motrën e tij. E mbajti 3 ditë kufomën në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “3 dëshmorët” në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai ka vrarë të motrën me armë zjarri. Fabian Vuka, i njohur si një person i alkoolizuar, ka qëlluar për vdekje të motrën duke përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Viktima, e identifikuar si Diana Vuka

jetonte prej kohësh në Gjermani dhe së fundmi, rreth një javë më parë, kishte ardhur për të kaluar kohë në vendlindje për të kaluar 

kohë në familje. 

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas fqinjëve, ajo kthehej herë pas here në Shkodër dhe kishte konflikte me të vëllanë, megjithatë kësaj herë, debati ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Paraprakisht u raportua se 55-vjeçari e kishte vrarë të motrën me thikë dhe e mbante në shtëpi prej 3 ditësh, e se ngjarja u raportua nga fqinjët që se kishin parë Dianën prej disa ditësh. Por Policia ka raportuar se vrasja është kryer me armë zjarri, pa dhënë detaje të tjera. 

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur persona të tjerë të familjes, megjithatë deri më tani është prangosur vetëm Vuka, ndërsa e motra është dërguar në morg për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, që do të zbardhë edhe shkakun e vdekjes. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker