Aktualitet

Kriza e energjisë, Basha: Këtë javë opozita në ofensivë në interes të qytetarëve

Kreu i opozitës Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së tha para mediave se këtë javë do të vijojë ofensiva opozitare në interes të qytetarëve, për shkak të rritjes së çmimeve nga ajo që opozita e quan “kriza e korrupsionit”.

“Një krizë korrupsioni që ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitje me 1/3 e çmimit që do të blihet tani, energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata e kanë shitur 60-70 euro e do e blejnë 200 milionë euro. Që ta blejnë duhet të marrin borxh, borxhin do e nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse nuk është krizë energjetike po krizë korrupsioni. Një vend normal, me institucione normale sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit e të tjerë duhet të ishin të paktën të pandehur. Por në kohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos stërhallen tapeteve të kuq të vanitetit, në Tiranë, dhe të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve dhe taksave që u vjedhin shqiptarëve ne nuk mund të rimë duarkryq. Ndaj për ne kjo javë do vijojë siç ka nisur me një ofensivë që do të ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni që po maskohet si gjoja krize energjie, po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme. Ju ftoj si media, si qytetar po dhe si kryetar i opozitës ti drejtoni kamerat e mikrofonat tuaj tek qytetarët, në rrugë apo tek dyqanet. Te dyqanet do fiksoni një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që blejnë me listë si asnjëherë më parë në 30 vite. Nuk po them se ky problem lindi sot, po sot është më keq se kurrë”, tha Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker