Aktualitet

Kroçerat kthejnë në ‘nevojtore’ plazhet shqiptare. Sa herë që kalojnë në bregdetin shqiptar hedhin ujërat e zeza

Në pikun e sezonit turistik, kroçerat e shumta që udhëtojnë përgjatë bregdetit shqiptar derdhin pa kriter ujërat e zeza, fekalet e pasagjerëve duke shkelur ligjin dhe ndotur ambientin.

Prej ditësh në zonën e jugut të Shqipërisë, pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk po bëjnë dot plazh për shkak të ndotjes së plazhit nga mbetjet e kroçerave. Kjo situatë është në zonën e Palasës, në këtë video të dërguar nga gazeta Shqip nga pushuesit që shprehen se janë të alarmuar nga kjo situatë.

Deti vijon të ndotet herë pas herë nga ujërat e zeza të derdhura nga kroçerat apo anijet turistike që lundrojnë në zonë dhe kjo sipas banorëve të zonës bëhet me qëllim për të prishur sezonin turistik.

Pushuesit e përshkruajnë situatën si të neveritshme, ndërsa ujërat e zeza e dëmtuar plazhin. Një situatë e ngjashme u raportua edhe pak ditë më parë, kur pushuesit dhe bizneset thanë se kjo gjendje po i detyron të braktisin plazhin.

Ka më se dy javë që kjo situatë vihet re si në Palasë dhe në Borsh, por shteti hesht dhe nuk ndërmerr asnjë masë ndaj anijeve të huaja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker