Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana, bën ëndrrën realitet për të pastrehët. Nis ndërtimi i banesave sociale.

Në një postim në facebook kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana jep lajmin e mirë për familjet e pastreha. Në fund të muajit nis ndërtimi i banesave për këtë kategori familjesh që do të përfitojnë nga bashkia një shtëpi të re, kjo falë mbështetjes së Kryeministrit Rama.

Postimi i plotë:

Nis puna për banesat sociale.

Ashtu siç kemi premtuar, me mbështetjen e Kryeministrit Rama, në fund të muajit nis puna për ndërtimin e banesave sociale.
Me përfundimin e procesit të rindërtimit i vijmë në ndihmë familjeve që nuk kanë banesa, të kenë shtëpinë e tyre.

Bashkia e Shijakut e vlerëson strehimin e familjeve, si një prioritet i politikave sociale që kemi, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

PremtimiMbajtur

BashkiaShijak

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker