Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana: Falë kryeministrit Rama kemi shkolla të reja dhe tekste falas për nxënësit në Shijak.

Sot kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka pasur një takim me drejtuesit e shkollave ku ka theksuar prioritetet që ka bashkia për arsimin, mbështetjen e Kryeministrit për ndërtimin e shkollave të reja në Shijak si dhe problematikat që duhen zgjidhur. 

Postimi i plotë:

Sot realizova një takim me drejtuesit e shkollave të Shijakut dhe Njësive Administrative Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj. 

Si kryetar i bashkisë së Shijakut ndjehem krenar që falë mbështetjes së Kryeministrit Rama kemi mundur t’i japim nxënësve të Shijakut dhe Njësive Administrative 4 godina të reja arsimore që janë ndërtuar nga e para. Gjithashtu nxënësit do të pajisen me tekste shkollore falas, nga klasa e parë deri të nëntën. Tekste falas do të jepen dhe për gjimnazistët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. 

Unë besoj shumë te bashkëpunimi mes bashkisë dhe institucionit shkollor që ju drejtoni. Së bashku duhet të bëjmë më të mirën për fëmijët.

Kam qenë dhe vazhdoj të jem gjithmonë i hapur për të dëgjuar problematikat që keni dhe për tu munduar të gjejmë zgjidhjen e tyre. 

Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme që nxënësit, përveç të gjithë fokusit që duhet të kenë për të studiuar sa më shumë, duhet të aktivizohen dhe në aktivitete të ndryshme që kanë në qendër shërbimin komunitar dhe punën vullnetare. Kjo është një kulturë që ata e mësojnë dhe e zhvillojnë në shkollë. 

Aktivitetet mund të jenë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të fëmijëve, apo organizime mes shkollave gjithashtu dhe aktivitete të ndryshme rinore, kulturore, sportive, në kuadër të shkollës si qendër komunitare dhe grupit të vullnetarëve të bashkisë. 

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker