AktualitetVora News

Kryebashkiaku Arbana motivon maturantët e ekselencës.

Kryebashkiaku Arbana motivon maturantët e ekselencës.

Sot kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka realizuar një takim me maturantët ekselentë, për ti motivuar për rezultatet e arritura.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet:
Ishte kënaqësi për mua të kisha një takim me maturantët ekselentë, tashmë të diplomuar, të gjimnazit “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas.

Kjo është në shenjë mirënjohje dhe inkurajuese për të vazhduar përpara, pasi modeli që ata përcjellin me përpjekjet, këmbënguljen dhe vullnetin e tyre është për tu vlerësuar.

Bashkia e Shijakut do të mbështesë me çmime maturantët që fitojnë olimpiadat.
Ajo është e hapur dhe do të krijojë gjithmonë mundësi për të rinjtë që të jenë pjesë aktive në nisma të ndryshme që mund të ndërmarrim për komunitetin.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker