AktualitetVora News

Kryebashkiaku Arbana nderon figura të shquara të Shijakut.

Sot Bashkia e Shijakut ka organizuar një takim për të nderuar disa figura të shquara të artit dhe kulturës shijakase. 

Kryetari i bashkisë, Elton Arbana ka dhënë Certifikata Mirënjohje “Nderi i Kulturës” për profesorin Abaz Hado, mjeshtrin Albert Malltezi, profesor Dashamir Gurabardhi, profesor Luan Bërhami, mësuesen e nderuar Shpresa Beqiri, znj. Valbona Seferi.

Postimi i plotë 

Për të nderuar disa nga shijakasit, emri i të cilëve përfaqëson denjësisht qytetin tonë, sot Bashkia e Shijakut organizoi një takim, ku modestisht shprehëm mirënjohjen tonë duke dhënë Certifikata të Mirënjohjes “Nderi i Kulturës” për profesorin Abaz Hado, mjeshtrin Albert Malltezi, profesor Dashamir Gurabardhi, profesor Luan Bërhami, mësuesen e nderuar Shpresa Beqiri, znj. Valbona Seferi. 

Bota perceptohet më bukur përmes spektrit të një artisti. Ne kemi nevojë për artin, ashtu si arti ka nevojë për njerëz të talentuar dhe plot pasion në punën që bëjnë. 

Sot ndihem mirë që arrij modestisht të nderoj figura të shquara të Shijakut, ata që kanë nxitur zhvillimin e artit, kanë paraqitur një model që duhet ndjekur, njerëz të punës, plot talent, njerëz të cilët kanë çfarë t’i japin shoqërisë. 

Prandaj ju pres gjithmonë në Shijakun tonë, të jepni kontributin tuaj të çmuar për kulturën dhe artin. Njerëzit kanë nevojë për modele si ju, që frymëzojnë dhe gdhenden në historikun e qytetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker