Ekonomia

Ku t’i bëj pushimet? Risitë që ofron Shqipëria nga Jugu në Veri, problemet dhe shpresa

Në nisje të sezonit turistik në Shqipëri dilemat janë të shumta për qytetarët se ku të pushojnë brenda vendit, teksa opsionet nuk mungojnë nga Jugu në Veri, bashkë me problematikat, disa prej të cilave na shoqërojnë prej vitesh.

Emisioni “Log” bëri një panoramë të situatës mbi sezonin turistik duke nisur nga kryeqendra e veriut.

Disa nga problemet me të cilat ende kjo zonë me bukuri të rralla vijon që të përballet “Furnizimi me energji, ujë, pastrimi në plazhin e Velipojës, që po trashëgohen nga viti në vit dhe nuk po marrin zgjidhje”.

Në Lezhë, gazetari Gjergj Figuri tha se problemet janë disa duke filluar nga mungesa e dezinfektimit të zonave turistike. “Miratimi i plazheve publike dhe private, leja për stacion plazhi është marrë vetëm një javë më parë.

Hyrja e plazhit të Shëngjinit dhe kryqëzimi i Talës, janë dy pika që lidhin këto dy zona me superstradën, përveç problematike krijojnë edhe kaos, që e vuajnë turistët që vijnë në Tale dhe Shëngjin” tha ai.

Vlora pretendon që të jetë “mbretëresha” e sezonit, por në këtë fillim sezoni gjendet mes dy problemeve, krimit dhe “luftës” së ftohtë të PS-së me kryebashkiakun e tyre, Dritan Leli, që nuk ju bind urdhrit të partisë.

Vlora nuk është ajo që është thënë në ditët e fundit. Ka një debat të krijuar mes qeverisë dhe kryetarit të bashkisë, që është përqendruar edhe në këshillin bashkiak që është kërkuar një përballje publike, është kërkuar edhe prania e Edi Ramës.

Vlora është duke pritur turistët e parë. Referuar ngjarjeve dhe debatit të qeverisë të mos ndikojë te sezoni duke shpresuar që Vlora të jetë mbretëresha e turizmit shqiptar” .

Shpresat për vizitorë janë përtej shqiptarëve nga Maqedonia dhe Kosova. “Janë 4000 mijë shtretër ka një rritje për tregun ukrainas, shpresohet Italia dhe vendet e tjera duke mos mbetur vetëm te rajoni”.

Po ashtu edhe në Durrës, “ka numër të lartë që kanë prenotuar nga vendet skandinave” tha gazetari Leonidha Musai, që theksoi se problem është mungesa e rojeve të plazhit.

Sarandën sezoni i ri turistik e gjeti me bulevardin e ri, por një nga problemet kryesore është trafiku. Lajmi i mirë është fakti që të hënën hapet pika kufitare e Qafë Botës me Greqinë.

Jo vetëm det, por edhe liqen. Në Pogradec të dielën hapet sezoni turistik. Gjithashtu Korçës nuk i kanë munguar turistët vendas, hotelet dhe bujtinat janë të tejmbushura në fundjavë” tha ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker