Aktualitet

Kujtohet 70-vjetori i krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar

Sot shënohen 70 vite nga krijimi i Aviacionit Ushtarak Shqiptar. 

Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj, përkujtoi me një postim në rrjetet sociale fluturimin e parë të një avioni ushtarak shqiptar, i cili u krye me 24 prill të vitit 1951.

“Sot, festojmë 70-vjetorin e Krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar! Është dita për të përkujtuar me krenari 24 prillin e vitit 1951, ditën kur u krye fluturimi për herë të parë i avionit ushtarak shqiptar”, u shpreh z. Pulaj.

Koloneli nuk la pa përmendur edhe dëshmorët e aviacionit ushtarak shqiptar, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e forcave ajrore shqiptare.Në historikun e Forcës Ajrore janë gdhendur me shkronja të arta emrat e Dëshmorëve të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, të cilët, dëshmuan dhjetëra akte guximi, trimërie, profesionalizmi e vetëmohimi, duke rënë në krye të detyrës dhe duke mbetur të përjetshëm në breza”, tha koloneli Pulaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker