ShëndetiAktualitet

Kur do mbërrijë në Shqipëri vaksina kundër koronavirusit? Përgjigjet ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë u pyet sot nga gazetarët se kur mund të mbërrijë në Shqipëri vaksina kundër koronavirusit.

Ogerta Manastirliu u shpreh se po punohet që kjo vaksinë të sigurohet që në muajt e parë të vitit 2021.

“Ashtu siç ju e dini ne kemi kontaktuar edhe kompaninë farmaceutike Pfizer, dhe jemi duke punuar me këtë kompani. Kemi gati planin e vaksinimit. Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë për të siguruar vaksinën, po bëhen të gjitha përpjekjet.

Jemi duke punuar që procesi i vaksinimit në Shqipëri të ndodhë në muajit e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë jo vetëm që kemi parapaguar nëpërmjet instrumentit të Covax, dhe kemi financuar vaksinën që do të vijë përmes këtij instrumenti, por nga ana tjetër po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit”, u shpreh ministrja. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker