Politikë

Kur vjen vaksina? Dy ish-ministrat sherr në studio…

Debat për vaksinën anti-COVID-19. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përplasur me ish-ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Kojan.

Të dy të ftuar në emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me sigurimin e vaksinës në vendin tonë. Teksa diskutonin, në studio ka nisur debati, ku dy të ftuarit janë përplasur duke e cilësuar njëri-tjetrin si “zhurmues”.

PJESË NGA DEBATI:

GJERGJ KOJA: COVAX ka 9 kompani në portofol, 4 amerikanë, kineze, gjermane dhe australiane. 1 e ka certifikuar. Nuk është mekanizëm i vdekur. Ajo që kemi prenontuar do të vijë në Shqipëri. Nuk është se Evropa ka filluar vaksinimin dhe ne jemi prapa. Kjo është propagandë politike. Nuk është vetëm kur, kur, kur? Por sa e sigurt është vaksina. Ajo që do të jetë e sigurt do të vijë në tre-mujorin e parë të 2021. Asnjë vend i BE-së se ka nisur vaksinimin, ju më thoni Shqipëria është prapa. Ku është prapa?

Tritan Shehu: Boll tani mos bëj zhurmuesin. Mos bëj avokatin e kryeministrit për për atyKur vjen vaksina? Dy ish-ministrat sherr në studio! Kur vjen vaksina? Dy ish-ministrat sherr në studio! 

GJERGJ KOJA: Nuk por bëj avokatin e kryeministrit po bëj avokatin e profesionit që keni ju dhe unë. Do vijë vaksina në tre mujorin e parë. Nuk është çështje politike. Kontrollo gjuhën, mos më thuaj mua zhurmues. Se jemi kolegë bashkë. Ndryshe shko atje tek selia jote, ku të nxorrën jashtë. Flasim profesionalisht.

Tritan Shehu: Shqipëria nuk ka kontratë, datë dhe as çfarë vaksinë do të vijë në Shqipëri.

Mira Rakacolli: Nuk do të pranojë çfarëdo që na sjell COVAX. Siguria mbi të gjitha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker