Politikë

Kush është politikani me dosjet më të bujshme në Shqipëri?

Dosjet e bujshme të politikanëve në “gjyqin” e emisionit “Bardh a Zi”. Kjo ishte tema e emisionit mbrëmjen e sotme . Por cili është politikani me dosjet më të bujshme në Shqipëri? Gazetari Gjergj Zefi u shpreh se Sali Berisha është politikani me dosjet më të rënda.

“Politikani që ka dosjet më të rënda që e kanë çuar vendin në këtë zgrip, është Sali Berisha. 30 akuza të vërtetuara publikisht. Ai është personi nga duhet ta fillonte drejtësia në Shqipëri. Kontradikta e Berishës me SHBA-në është shumë e hershme, arriti kulmin në ’96.

Dosjet më të bujshme, mund të ndalem në tre prej tyre që kanë mbërritur në SPAK, dhe mendoj që kjo është edhe elementi që kam sjellë sot, Gërdeci, 21 Janari dhe shitja e klubit Partizani.

Të tri janë në SPAK. Gërdeci nuk është hapur akoma. Pavarësisht përpjekjeve maksimale” tha Zefi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker