Aktualitet

Kush është prokurori i SPAK që çoi në qeli gjykatësen e Krujës

Altin Dumani është prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleda Hoxha që lironte të fortët nga qelia. Me origjinë nga Shupenza e Dibrës, Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për 3 nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit.

Ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ftuari i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i tha Dumani: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, – u shpreh Jacobs. 

Për shkak të pëlqimit që gëzonte te ndërkombëtarët, Dumani ishte një nga kandidatët më të përfolur për të marrë në dorë drejtimin e SPAK, por nuk u kuptua se si në fund u parakalua nga Arben Kraja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker