Aktualitet

Lajm i fundit/ Breshëri plumbash drejt dy makinave të 36 vjeçarit në Velipojë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Velipojë të Shkodrës. Sipas informacioneve të para persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të dy makinave, Ford Fiesta” dhe “Benz” të cilat janë në pronësi të 36 vjeçarit David Ndoci. Makinat ishin të parkuara në rrugë, pranë shtëpisë së tij. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes dhe nëse 36 vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme. Grupi hetimor, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

Njoftimi nga Policia: 

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker