Vora News

Lajm i fundit/ Ja kur rinisin fluturimet në Rinas

Punonjësit e aeroportit të Rinasit kanë njoftuar se udhëtimet në të gjitha shtetet do të nisin pas orës 17:00, raporton A2cnn.
Fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës.
Paraditen e sotme, në orën 10:00, ishte parashikuar të kishte një fluturim drejt Bergamos, por u anulua. Në kullë nuk ka ende kontrollorë.
Aktualisht në ambientet e aeroportit ka një numër të madh udhëtarësh që presin të fluturojnë në destinacione të ndryshme.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve ajrorë të shoqëruar në polici një natë më parë janë liruar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga 24 persona në total të shoqëruar, kanë mbetur vetëm 3: Armando Fezga, kreu i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, Flora Ndreca, me pozicion pune përgjegjëse turni dhe Muhin Mezini.

Sipas avokatit të tyre, Rezart Kthupi, të gjithë kontrollorët u intervistuan dhe pasi kanë dhënë shpjegime për situatën janë lënë të lirë. Ai shtoi se nuk ka akuza të ngritura, ndërsa e quajti të pakuptimtë faktin që prokuroria ka nisur hetimet për “shpërdorim detyre”, për faktin se punonjësit e Albcontrol nuk janë pjesë e administratës publike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker