Aktualitet
LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallet non-grata për të hyrë në SHBA

Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
SHBA-të i kanë ndaluar futjen në vend të ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Përmes një postimi në Tëitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehet se Berisha minoi demokracinë në vend.
“Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”,shkruan Blinken në Twitter.