Lajmi fundit : FSHF Zyrtarizon trainerin e ri te kombëtares

Tashmë është zyrtare, braziliani Sivinjo është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga vetë FSHF nëpërmjet një njoftimi në faqe zyrtare. 48-vjeçari do të zëvendësojë Edi Rejën, të cilit i mbaroi kontrata në fund të nëntorit.
Për herë të parë në historinë e saj dhe pas disa vitesh e orientuar drejt trajnerëve italianë, Kombëtarja kuqezi do të drejtohet nga një trajner brazilian.
NJOFTIMI I FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar.
Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues. Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon Edi Rejan për kontributin e tij të çmuar në drejtimin e Kombëtares gjatë këtyre viteve dhe vlerëson maksimalisht përvojën e bashkëpunimin që ka ofruar në rritjen e mëtejshme të Kombëtares shqiptare.