Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ KOKSH me president të ri, Fidel Ylli triumfon dhe pason Bezhanin

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka një president të ri. Fidel Ylli është zgjedhur me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të 24-të, që u mbajt ditën e sotme dhe deputeti i Partisë Socialiste mori 40 vota nga 57.

Ylli garonte me Vojo Malon dhe Martin Bibën, të cilët kanë marrë respektivisht 14 dhe 4 vota. Një votë doli e pavlefshme.

Fidel Ylli pason Viron Bezhanin, i cili ishte shkarkuar para pak kohësh. Ylli ka një të shkuar në botën e sportit, pasi ka qenë mundës me emër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker