Aktualitet
LAJMI I FUNDIT/ Makina përplas kalimtaren në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, gruaja ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.
Raportohet se viktima ka mbetur e
shtrirë në tokë, pasi është përplasur nga një makinë. Nga pamjet shihet se është përplasur një grua, e cila siç njofton policia, ka ndërruar jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.