Aktualitet

Lëkundjet në Kroaci/ Sizmologu Shyqyri Aliaj: Është aktivizuar blloku i térmeteve, nisi nga Shqipëria më 21 shtator 2019

Ditën e sotme, Kroacia u godit nga një térmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter. Ndërkohë, të hënën u godit nga një tjetër térmet, me magnitudë pak më të vogël, 5.2. Rikthimi i térmeteve në Ballkan ka ngjallur frikën edhe për tërmetet në Shqipëri. Në këtë situatë Dritare.net kontaktoi me sizmologun e njohur, Shyqyri Alij. Aliaj thotë se, tanimë ka nisur një aktivitet sizmologjik, pas një periudhe gati 40-vjeçare pa térmete. Nisi më Shqipërinë më 21 shtator dhe më pas në 26 nëntor, pastaj në Mal të Zi dhe tanimë në Kroaci. Fakti që nisi nga blloku i Shqipërisë dhe me térmete të fuqishme që ndodhin një herë në 40 vjet e bëjnë më pak të rrezikuar vendin tonë nga térmetet si ai i 26 nëntorit.

“Térmeti i parë në Kroaci që me magnituë 5.2 i shkallës Rihter. Është një paragoditje. Evolucioni i tërmeteve nga Shqipëria në veri të Shkodrës, është një bllok më vete, që shkon nga Mali i Zi, Kroaci dhe më lart. Është aktivizuar një bllok me térmete. Siç u aktivizua blloku ynë më shtator dhe nëntor të vitit të kaluar. Është aktivitet që pritej, sepse ka një periudhë përsëritëse të këtyre aktiviteteve sizmike. Ishte një periudhë e gjatë, 40-vjeçare ku nuk kishte tërmete. Që nga tërmeti i 15 prillit të ’79-ës, që goditi Malin e Zi dhe Shqipërinë, zonën kufitare, dhe pastaj filloi aktiviteti në Durrës më 21 shator një paragoditje e fortë dhe më pas më 26 nëntor goditja kryesore me magnitudë 6.4 që shkaktoi gjithë ato viktima dhe dëme të panumërta. Tani po aktivizohet një bllok tjetër. Struktura gjeologjike ndahet në disa blloqe, Dinaridet, Albanidet dhe Helenidet. Zona e Drin-Ivanicës që i përket Dinarideve, nga veriu i Shkodrës i përket Albanideve dhe jugu në Egje, që janë Helenidet. Secili bllok ka aktivitetin e vet. Tani është periudha e aktivizimit të térmeteve në këto zona. Siç është zona bregdetare e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Kroacia lart me detin Adriatik është kontakti i pllakës kontinentale euroaziatike, si strukturë e Albanideve, Dinarideve dhe Helenideve dhe pllakës afrikane një pjesë e së cilës është edhe pllaka e Adriatikut. Afërsisht nga ky kontakt, afër Adriatikut bien këto tërmete. Ndërsa Shqipëria nuk është më e rrezikuar nga këto térmete të fuqishme.”-tha sizmologu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker