Aktualitet

Lëvizjet ‘flash’ në kabinetin qeveritar/ Rama përgatit strategjinë elektorale? ‘Blindon’ qarqet kryesore me poste kyçe në qeveri

Zgjedhjet e 25 Prillit po mbajnë të tensionuar situatën poliitike, sidomos kur këtë vit, kushtet e vështirësojnë akoma më shumë terrenin politik për shkak të pandemisë Covid-19.

Mirëpo asnjë nga kampet politike nuk e ka ndalur ritmin për zhvillimin e aktiviteteve politike që në fakt nuk ndryshojnë në model nga fushatat e mirëfillta elektorale, vetëm se këtë radhë lufta është zhvendosur në platformat online.

Kryeministri Rama ka bërë ndryshime surprizuese në qeveri duke emëruar, riemëruar apo rikthyer në pozicione kyçe në kabinet plot 6 ministra…vetëm me një twitt.

Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Bledi Çuçi, Milva Ekonomi, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Xhaçka dhe Peleshi ishin dy lëvizjet e fundit të Kryeministrit Rama. Pasi Gent Cakaj dha dorëheqjen si ministër në detyrë i MEPJ,në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka.

Në ministrin e Mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i ekzekutivit përmes një postimi në rrjetin social twitter menjëherë pas konferencës së fundivitit.

Kujtojmë që më herët ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Brendshme dhe të Ekonomisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, pas protestave për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, në krye të ministrisë së Brendshme erdhi Bledi Çuçi, teksa te Ministria e Bujqësisë u emërua Milva Ekonomi.

Pak kohë më parë u largua nga kabineti qeveritar edhe Besa Shahini, duke ia lënë stafetën Evis Kushit.

Por a kanë prapavijë elektorale emërimet e reja të kyeministrit Rama?

Siç duket edhe nga emërimet e fundit, Rama ka rritur ndjeshëm përfaqësimin e deputetëve apo të deleguarve politik të qarqeve në postet ministrore.

Kryeson Tirana! 6 ministra të deleguar 

Arben Ahmetaj-Ministër i Shtetit për Rindërtimin, i deleguar politik në Kavajë në zgjedhjet e kaluara, sipas informacioneve ende jo zyrtare këtë vit Ahmetaj do të garojë në Njësinë 4 në kryeqytet.

Ogerta Manastirliu- Ministre e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,drejtuese e një prej institucioneve më të rëndësishme në qeveri e veçanërisht në këtë periudhe pandemie do të garojë në Njësinë 9 të kryeqytetit.

Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë do të vazhdojë betejën elektorale në Njësinë 7,ndërsa Pandeli Majko-Ministër për Diasporën mbetet i pandryshuar nga bastioni i socialistëve.”Njësia 5″.

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës, do të drejtojë dy nga bastionet më të vështira të zgjedhjeve, Kamzën krahë kryetarit të Bashkisë, Rakip Suli dhe Vorën krah kryetarit Gent Picari.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker