Sport

LIVE| Shpërthen festa në “Uembli”, Luk Shou kalon menjëherë në avantazh “3 Luanët”

Është duke u luajtur finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Anglisë dhe Italisë. Gjithë sytë e botës janë në Londër, pasi ndeshen dy shkolla të ndryshme futbolli dhe vitet e fundit nuk është se u ka ecur shumë me finalet. Anglia do të kërkojë të bëjë histori para 60 mijë tifozëve të saj, çka e kanë cilësuar të gjithë së favorite dhe prej pranisë së publikut. Italianët, si gjithmonë të ftohtë dhe cinik nuk është se ndikohen nga situatat në stadium pasi vetë trajneri Roberto Mançini është shprehur se përqendrimi në fushë do të jetë maksimal. Sa i përket përballjeve mes të dyja kombëtareve, në 27 sfida, ‘’axurrët’’ dominojnë me 10 takime, ndërsa 8 takime janë fituar nga ‘’3 Luanët’’. Presioni është për vendas të cilët do të luajnë para publikut të tyre, por Anglia duhet të ketë kujdes pasi Italia është një ‘’dhelpër’’ e vjetër në futboll dhe di si të triumfojë dhe në finale. Sa i përket formacioneve, Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtës skuadër si në gjysmëfinalen ndaj Spanjës duke hedhur në sulm treshen Kieza-Insinje-Imobile. Sauthgejt i ka besuar sulmin Sterling dhe kapitenit Kejn.
LIVE: ITALI-ANGLI 0-1

Shou 3′

KOMENTI LIVE: 

7′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon mbi kuadrat.

3′ GOOOOOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet finalja, “3 Luanët” kalojnë në avantazh me Luk Shou që realizon një gol mjaft të bukur me të majtën. 
Marrë nga Panorama Sport.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker