Aktualitet

Lulzim Basha fiton mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike, pas pak rezultati zyrtar

Lulzim Basha ka fituar mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike. Ai do të jetë sërish në krye të partisë më të madhe opozitare edhe për 4 vitet e ardhshme.

Rezultati zyrtar do të publikohet sot pas orës 9:00, mirëpo sipas të dhënave paraprake, Basha është kandidati më i votuar midis 3 kandidatëve të tjerë që e sfiduan për të drejtuar Partinë më të madhe në opozitë.

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye PD-së  me rreth 81% të votave.

Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.Kandidati i dytë më i votuar rezulton të jetë Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker