Opinion

Lulzim Basha ku je futur?’ Balla publikon fotot nga selia e PS me xhama të thyer

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vandalizmit të ushtruar nga protestuesit mbi godina të ndryshme shtetërore në Tiranë dhe më konkretisht atë ndaj selisë së Partisë Socialiste.  

Në një status në “Facebook”, Balla shkruan se për ‘sa kohë Sali Berisha drejton PD, kjo parti do ketë vizion rrëmujë, program vandalizmin dhe ekipi katrahurën’. 

Balla akuzon Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën si përgjegjës dhe organizimin e dhunës. 

“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunes bashke me Moniken e me Ilirin, teksa derguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gure seline e Partise Socialiste!” shkruan Balla.





voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker