Politikë

Maliqi: Koalicion me PS? Nuk i dihet

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se janari do ta gjejë me një forcë politike. Por, se me kë do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, këtë Maliqi tha se do ta vendosë kur të formohen koalicionet.

Edhe pse aktualisht anon nga opozita, ai nuk përjashtoi mundësinë për t’iu bashkuar PS, gjë e cila do të varet dhe nga mëyra si do të veprojë koalicioni opozitar.

Në vazhdën e bisedimeve se kujt force do t’i bashkohet në zgjedhjet e ardhshme, ndërkaq ai ka treguar se është telefonuar nga kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli dhe nga kreu i PAA Agron Duka, dhe nga disa forca të tjera opozitare, të cilat siç tregon Maliqi nuk i ka refuzuar, por iu ka thënë se do të vendosë pasi të shohë si do të formohen koalicionet.

“Ka qenë dëshira ime ky qëndrim prej dy vjetësh sepse ku të doja mund të isha varur diku. Janari do më gjejë me një forcë politike. Koalicioni që do mbështes do të jetë fitore në qarkun e Beratit. Unë kam kontributin tim elektoral dhe i kam dhënë provat në çdo fushatë dhe sfidë elektorale. Unë kam shumë miq të majtë dhe të djathtë. Unë bëj opozitën në parlament por kam shumë miq të mazhorancës. Kjo ka të bëjë me qëndrimet e mia. Në janar do jem i rreshtuar. Eelektorati që përfaqësoj do gjejë drejtimin e duhur. Jam kontaktuar me forcat opozitare, nuk kam refuzuar por kam thënë do shof koalicionet e do vendos.

Me Topallin kam folur në telefon me Murrizin jam takuar. Edhe me dukën kam folur. Me Topallin njihemi dhe më parë kam pasur kontakte. Me Topallin ka qenë një bisedë siç është me PS me LSI. Do shoh programet e tyre dhe do vendos. Dua t’ju them se asnjërit nuk i jam vetëofruar. Përgjigjen ta dhashë asnjë lideri s’i kam kërkuar takim. Do t’u kërkoj. Në bazë të bisedave, kur të krijohen koalicionet mund të jem unë iniciatori që do t’u drejtohem atyre”, tha Maliqi në ‘’Report Tv

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker