Aktualitet

Manastirliu mesazh pushuesve: Për çdo dyshim, drejtohuni në qendrën më të afërt shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje çdo pushuesi që këtë verë në rast se kanë dyshime se janë infektuar me COVID-19 të drejtohen pranë qendrës më të afërt shëndetësore.

Manastirliu bën me dije se në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike apo bregdetare, ofrohet shërbim 24 orë dhe test i shpejtë falas.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt

#ShëndetësiaNëGatishmëri

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker